Selimi: 2 orë në javë aktivitete fizike janë të pakta

Në komisionin për arsim është diskutuar shtimi i orëve të edukatës fizike nëpër shkolla, Musa Selimi- Dekan i Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit, ka thënë se 2 orë në javë janë të mangëta

Musa Selimi- Dekan i Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit

Pas kërkimit të shtimit të orëve të edukatës fizike, Dekani i Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit, Musa Selimi, ka thënë se kjo është një kërkesë e kamotshme e punëtorëve.

I ftuar në emisionin “Rreth e Rrotull”, Selimi ka thënë “Kemi gjetur një mbështetje nga kryetari i Komisionit për Arsim Sport dhe Kulturë, profesor Adrian Gola, që ne të shfaqim një hulumtim që ka të bëjë me mungesën e gjendjes fizike të mirë dhe shëndetësore të fëmijëve dhe adoleshentëve.”

Selimi tha se në kuadër të fakultetit me një mostër prej 2 mijë fëmijëve të klasave të 6 dhe 7, kur janë krahasuar me vendet në rajon, ka dalë që gjendja shëndetësore e fëmijëve tanë nuk është e mirë.

“Ne kemi bërë kërkesa edhe në qeveritë e mëhershme, nuk është që nuk e kanë përkrahur, por veprime direkte dhe konkrete nuk kemi pasur,” shtoi ai.

Sipas tij, rekomandimet e Organizatës botërore të shëndetësisë janë se secili fëmijë duhet t’i ketë së paku 60 minuta aktivitet fizik në ditë, ndërsa në Kosovë janë 2 orë në javë që janë të pakta dhe të mangëta.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika