Senegali trondit nikoqirët, me dy gola në Katar

Foto nga ndeshja Katar-Senegal





Pak minuta pas fillimit të pjesës së dytë Senagali ka dyfishuar rezultatin në ndeshjen me Katarin.

Katari rrezikon të bëhet nikoqiri i parë i Kupës së Botës që eliminohet dy ndeshje në një turne.

Goli i dytë u shënua nga Famara Diedhiou, në minutën e 48-të të ndeshjes.

Diedhiou shënoi këtë gol duke goditur me kokë drejtë e mrekullisht në rrjetën e portës së Katarit.

Ndërsa, Katari deri më tani nuk ka realizuar asnjë goditje tek rrjeta e senegalezëve.

Tashmë Kombëtarja e Senegalit po kryeson kundër Kombëtares së Katarit me rezultat 2:0.

Goli i parë u shënua në minutën e 41-të, nga sulmuesi Boulaye Dia.

Foto nga ndeshja Katar-Senegal

Goli ishte një gabim i kushtueshëm nga qendërmbrojtësi, Boualem Khoukhi, i cili gaboi largimin e tij, duke ia dhuruar topin Dias gjashtë metra larg portës.

Pjesa e parë e ndeshjes ka përfunduar në të mirë të senegalezëve, pasi rezultati vazhdon të mbetet me një gol nga skuadra e tyre edhe pas shtatë minutave shtesë.

Nga ana e nikoqirëve, Katarit, ishte e pabesueshme goli që u arrit nga senegalezët ishte si rezultat i një gabimi në mbrojtje.

Ndërsa, kombi pritës nëse nuk arrin fitoren nga kjo ndeshje do të jetë në prag të daljes nga turneu.

Mikpritësja e Kupës së Botës, Katari, ende nuk ka një goditje në portë gjatë gjithë turneut.

Megjithatë, të dyja skuadrat kanë qenë të barabarta me sulme dhe goditje drejt portës së njëra tjetrës.





Analizat

Zebrafish, peshqit që zbulojnë sëmundjet njerëzore

Në një laborator në Suedi ata bëjnë të mundur transplantin e qelizave të kancerit e deri te testimi i ilaçeve të reja Zebrafish një peshk...

Mirë se vini në epokën e re të fuqisë globale...

Oqeanet kanë rëndësi edhe një herë në gjeopolitikë. Në Lindjen e Mesme, grupi rebel Houthi po kërcënon transportin në Detin e Kuq, duke ndërprerë...

Rënia e prodhimit të makinave po dëmton ekonominë gjermane

Gjermani ishte një vend me ekonominë me performancën më të mirë, por tani thuajse më të keqe të Eurozonës. Gjermania ka qenë një nga ekonomitë...

Stadiumet

Zebrafish, peshqit që zbulojnë sëmundjet njerëzore

Në një laborator në Suedi ata bëjnë të mundur transplantin e qelizave të kancerit e deri te testimi i ilaçeve të reja Zebrafish një peshk...

Mirë se vini në epokën e re të fuqisë globale...

Oqeanet kanë rëndësi edhe një herë në gjeopolitikë. Në Lindjen e Mesme, grupi rebel Houthi po kërcënon transportin në Detin e Kuq, duke ndërprerë...

Mediumi amerikan shkruan për “fshatin 8500-vjeçar të zbuluar nën liqenin...

Shkencëtarët kanë gjetur ndoshta një nga komunitetet më të hershme në Evropë të strehuar pas një fortese nën një nga liqenet më të vjetra...

Të fundit nga rubrika