Serbia gjobitet nga FIFA për Kosovën

Doha,,Qatar,,January,2022:,Flags,With,Fifa,And,Qatar,2022





Federata e Futbollit të Serbisë është gjobitur nga FIFA të mërkurën për deklarata politike të  bëra në kuadër të Kupës së Botës që po mbahet në Katar.

Serbia u dënua me 20 mijë franga, për shkak të vendosjes së flamurit me simbolike politike e të urrejtjes në dhomat e zvheshtorës para lojës me Brazilin të cilën e humbën 2:0.

Në atë flamur shihej harta e Kosovës me simbole të Serbisë, e që si e tillë përmban gjuhë të urrejtjes.

Federata e Futbollit të Kosovës u ankua zyrtarisht në FIFA për pankartën, e cila ishte varur mbi dollapët e dy lojtarëve të Serbisë më 24 nëntor.

Po ashtu, FIFA e gjobiti federatën kroate të futbollit me 50,000 franga zvicerane (53,000 dollarë) pasi tifozët e ekipit abuzuan verbalisht dhe talleshin me portierin kanadez Milan Borjan, i cili ka lidhje familjare serbe.





Analizat

Një fitore e Messit në finalen e Botërorit apo një...

Argjentina luan me Francën në finalen e së dielës, duke filluar nga ora 16:00, në stadiumin Lusail. Messi, 35 vjeç, ka fituar shtatë çmime rekord...

Gjashtë lojtarët që kanë dominuar në Kupën e Botës

Argjentina përballet me Francën në finalen e Kupës së Botës këtë të diel, me Lionel Messi dhe Kylian Mbappe që frymëzuan kombin e tyre...

Argjentina e frymëzuar nga himni i Kupës së Botës “Muchachos,...

Nëse e keni parë Argjentinën në këtë Botëror, atëherë edhe do ta keni dëgjuar këngën e nisur nga një tifoz, e cila u bë...

Stadiumet

Stadiumi Ahmad bin Ali

Karakteristika më e habitshme e stadiumit është një fasadë e ndezur, e përbërë nga modele që karakterizojnë aspekte të ndryshme të vendit: rëndësinë e...

Stadiumi Al Bayt

Stadiumi e ka marrë emrin nga 'bajt al sha'ar' – të cilat ishin tenda të përdorura historikisht nga popujt nomadë në Katar dhe në...

Stadiumi Al Janoub

Dizajni është frymëzuar nga velat e varkave tradicionale Dhow, në nder të së kaluarës detare të Al Wakrah. Një sistem inovativ ftohjeje dhe çati e...

Të fundit nga rubrika