Serwer: Asnjë fjalë për sulmin terrorist në Banjskë gjatë takimit Lajçak-Vuçiq

Njohësi i zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor, Daniel Serwer, ka kritikuar emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, për mosadresimin e tij në lidhje me sulmin terrorist në Banjskë gjatë takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq

Daniel Serwer, profesor amerikan në Universitetin “John Hopkins” në ShBA. Foto: Tanjug

Njohësi i zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor, Daniel Serwer, ka reaguar pas takimit të zhvilluar të hënën në mes të emisarit special të BE-së për dialogun Kosovë Serbi, Miroslav Lajçak dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, duke thënë se nuk u përfshi asnjë fjalë lidhur me sulmin e 24 shtatorit në Banjskë dhe zgjedhjet në Beograd.

Në një postim në platformën X, Serweri ka theksuar se Lajçaku nuk ka ndarë asnjë koment lidhur me sulmin e 24 shtatorit, të cilin ai e cilësoi si një akt terrorist me sponsorizim nga Beogradi.

Ai, gjithashtu, ka kritikuar mungesën e komentit të Lajçakut për zgjedhjet e 17 dhjetorit në Beograd, të cilat, sipas tij, ishin të manipuluara dhe mashtruese.

Profesori amerikan ka theksuar se mungesa e një pozicionimi të qartë nga emisari i BE-së për ngjarjet aktuale në Ballkan shqetëson, sidomos, kur bëhet fjalë për situata si ajo e 24 shtatorit dhe procesi i normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Lajçaku këtë të martë do të jetë në Kosovë, pas vizitës që kishte në Serbi.

Lajçaku në Prishtinë pritet të takohet me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, njëherësh kryenegociator i Kosovës në dialogun me Serbinë.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika