Seuli: Koreja e Veriut lëshoi dy raketa balistike

Koreja e Veriut lëshoi dy raketa balistike me rreze të shkurtër të premten, tha ushtria e Seulit

Koreja e Veriut lëshoi dy raketa balistike me rreze të shkurtër të premten, tha ushtria e Seulit.

Koreja e Veriut ka bërë disa teste me raketa këtë vit duke përfshirë lëshimin e raketës balistike ndërkontinentale më të avancuar muajin e kaluar.

“Ushtria jonë vërejti dy raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi të lëshuar nga Koreja e Veriut në Detin Lindor nga zona Sunan e Phenianit”, ka thënë shefi i përbashkët i shtabit të Koresë së Jugut, duke iu referuar asaj që njihet si Deti i Japonisë.

“Ushtria jonë mban një pozicion gatishmërie të plotë, ndërsa bashkëpunon ngushtë me SHBA-në duke forcuar mbikëqyrjen dhe vigjilencën”, tha tutje ai.

Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut kanë paralajmëruar prej muajsh se Pheniani po përgatitet të kryejë testin e shtatë bërthamor.

Të dy vendet mbajtën një stërvitje të përbashkët ajrore të martën dhe vendosën një bombardues strategjik amerikan B-52H në gadishullin korean, sipas Shefave të Shtabit të Përbashkët të Koresë së Jugut.

Bombarduesi i rëndë me rreze të gjatë ishte pjesë e një stërvitjeje që përfshinte avionët më të avancuar të SHBA-së dhe Koresë së Jugut  duke përfshirë F-22 dhe F-35.

Lansimi i raketës të premten erdhi disa orë pasi Shtëpia e Bardhë tha se Pheniani i kishte dorëzuar armë grupit ushtarak privat rus Wagner.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika