Shaip Kamberi fiton mandatin e deputetit në Kuvendin e Serbisë

Shaip Kamberi ka fituar sërish mandatin e deputetit në Kuvendin e Serbisë

Ka përfunduar procesi i votimit në vendvotimin numër 6 në fshatin Tërrnoc të Bujanocit, ndërsa mediat në Luginë raportojnë se Shaip Kamberi ka siguruar votat që të jetë edhe për një mandat deputet në Kuvendin e Serbisë.

Sipas rezultateve preliminare të dhëna nga Shtabi i Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës, rezultati është se nga Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës, Shaip Kamberi ka marrë 686 vota, një SNS dhe 11 të pavlefshme.

Ilustrim

Kamberi në një intervistë të dhënë më herët për televizionin publik në Kosovë ka thënë se 610 vota janë të mjaftueshme në këtë vendvotim që të arrijë të bëhet deputet.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjithashtu të entjen kishte bërë thirrje të gjithë shqiptarëve të votojnë bartësin e Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Shaip Kamberin në ripërsëritjen e zgjedhjeve.

Kurti e ka vlerësuar Kamberin si një përfaqësues mjaft të denjë të shqiptarëve në seancat parlamentare, për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve dhe denoncimin e regjimit autokratik në Serbi.

Zgjedhjet parlamentare të Luginës së Preshevës janë mbajtur, më 3 prill 2022.

Kamberi, kishte kërkuar që të përsëriten zgjedhjet parlamentare në Luginë. Kjo për shkak se, sipas tij, në zgjedhjet e tre prillit shumë qytetarëve iu është mohuar e drejta e votimit.

Ai në një postim në Facebook, ka thënë se pasivizimi i vendbanimeve të shqiptarëve që rezultoi me shlyerjen e tyre nga listat zgjedhore, deligjitimoi procesin zgjedhor, sidomos në Luginën e Preshevës.

Shija e redaktorit

Intervistë | Rrëfimi i gazetarit Martin Çuni që u torturua...

Ishin vitet e regjimit serb në Kosovë, ato që rëndonin shpatullat e çdo shqiptari që vetëm kërkonte të jetonte i lirë në vendin e...

Forbes publikon renditjen e grave më të fuqishme në botë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është shpallur gruaja më e fuqishme në botë për të dytin vit radhazi në renditjen vjetore...

Mirush Kabashi – “Ishte i madh, një gjeni dhe yll...

Ikona e artit shqiptar, Mirush Kabashi, ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të pasur artistike me mbi 100 role...

Të fundit nga rubrika