Shakira në gjyq për mashtrim të dyshuar tatimor

Pas vitesh ballafaqimi me autoritetet spanjolle, Shakira do të shkojë në gjyq për mashtrim të dyshuar tatimor, këtë gjë e ka urdhëruar një gjykatës i Barcelonës. Ylli kolumbian i popit akuzohet se ka mashtruar qeverinë spanjolle mes viteve 2012 dhe 2014 duke mos paguar 14.5 milionë euro taksa

Shakira





Ylli kolumbian i popit i njohur për hitet si “Hips Don’t Lie” dhe “Waka Waka” akuzohet se ka mashtruar qeverinë spanjolle mes vitit 2012 dhe vitit 2014 duke mos i paguar shtetit 14.5 milionë euro (13.9 milionë dollarë). Prokurorët spanjollë kanë pohuar se kanë “prova të mjaftueshme” për të vërtetuar se këngëtarja ka jetuar në vend gjatë periudhës trevjeçare.

Shakira i ka mohuar vazhdimisht akuzat. Në një intervistë të fundit për revistën Elle , këngëtarja tha se nuk u pajtua me autoritetet spanjolle sepse ka prova që vërtetojnë se nuk ka kaluar ditë të mjaftueshme në vend gjatë asaj periudhe për t’u konsideruar si rezidente për qëllime tatimore, shkruan Washington Post.

Ajo ishte e zënë duke bërë turne nëpër botë, edhe kur ishte shtatzënë me fëmijën e saj të parë, shtoi ajo për Elle.

“Është e njohur që autoritetet tatimore spanjolle e bëjnë këtë shpesh jo vetëm me të famshëm si unë (ose yjet e futbollit Cristiano Ronaldo, Neymar, Xabi Alonso dhe shumë të tjerë), por i ndodh padrejtësisht edhe taksapaguesve të rregullt.” tha Shakira. “Por unë jam e bindur se kam prova të mjaftueshme për të mbështetur rastin tim dhe se drejtësia do të mbizotërojë në favorin tim.”

Ilustrim

Në dokumentet gjyqësore të marra nga The Post, gjyqtarja e Esplugues de Llobregat (Barcelona) Ana Duro Palencia urdhëroi këngëtaren të dalë në gjyq në lidhje me gjashtë akuza në lidhje me mashtrimin tatimor. Gjyqtari nuk ka caktuar ende datën e gjykimit. Ndërkohë, Shakira nuk do të përballet me asnjë masë paraprake si arrest shtëpie, tha gjyqtari në dokumentin gjyqësor prej pesë faqesh të datës 19 shtator.

Prokurorët spanjollë po kërkojnë më shumë se tetë vjet burg dhe një gjobë prej rreth 24 milionë dollarë për Shakirën. Akuzat datojnë në vitin 2018, kur prokurorët spanjollë akuzuan për herë të parë artistin fitues të Grammy-së për shmangie të taksave.

Ekipi i marrëdhënieve me publikun e këngëtares në Spanjë tha se ajo e ktheu shumën që i detyrohej agjencisë spanjolle të taksave sapo u njoftua, plus rreth 3 milionë euro (afërsisht 2.9 milionë dollarë).





Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika