Shala i PSD-së: Kurti beson në idetë e Enver Hoxhës, antiamerikanizmi është ndjesi e tij

Anëtari i PSD-së, Azdren Shala, kritikoi kryeministrin Albin Kurti, duke e akuzuar për afinitet ndaj ideve të Enver Hoxhës dhe për promovimin e një ndjenje antiamerikane. Sipas Shalës, qasja e Kurtit ndaj komunitetit ndërkombëtar rrezikon izolimin e Kosovës, ndërsa veprimet e tij të njëanshme në veri po e largojnë këtë rajon gjithnjë e më shumë nga kontrolli i Kosovës.

Anëtari i PSD-së, Azdren Shala, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti dhe qëndrimet e tij ndaj komunitetit ndërkombëtar.

Sipas Shalës, Kurti ka një afinitet të thellë ndaj ideve të ish-diktatorit shqiptar, Enver Hoxha, duke përforcuar ndjenjat antiamerikane në politikën e tij.

Shala theksoi se refuzimi i vazhdueshëm i Kurtit për të bashkëpunuar me komunitetin ndërkombëtar, veçanërisht në lidhje me themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, është një qasje që rrezikon izolimin e Kosovës.

“Ata po vendosin për fat të keq jo ne (për themelimin e Asociacionit). Ka mundësi Kurti e mban kështu në statu quo, e refuzon gjithmonë bashkësinë ndërkombëtare. Por, kjo është edhe më fatale për Kosovën, nëse ne shkojmë në izolim total, ne e dimë referencat e historisë na kallxojnë qysh përfundojnë shqiptarët, kur izolohen, edhe karshi perëndimit edhe lindjes. Reminishencat na çojnë të xhaxhi Enver. Ky me bindje është si Enver Hoxha, ky beson në ato idetë e Enver Hoxhës, e kjo është fatale për Kosovën. Antiamerikanizmi i tij nuk është thjesht ligjërim për poena, është ndjesi e tij, është i ushqyer dhe i rritur me literaturë të majtë, prandaj është problem”, ka thënë Hoxha në “FIVE” të Dukagjinit.

Shala gjithashtu kritikoi Kurtin për veprime të njëanshme në veri të Kosovës, duke thënë se këto veprime po largojnë gjithnjë e më shumë veriun nga kontrolli i Kosovës

“Krejt ato veprimet e Kurti në veri në mënyrë të njëanshme pa koordinim me ndërkombëtarët. Dhe në mënyrë paraparë edhe marrëveshja qysh po kërkohet prej ndërkombëtareve dushet me u zbatu në tërësi, jo veç e veç. Kurti po aranzhon nga një marrëveshje, dinarin, targat tash urën për me tingëllu para elektoratit që po shënon fitore të vogla. Por, secili veprim ia ka larguar edhe më shumë Kosovës, veriun. Nëse tash vendoset KFOR-i atje kjo edhe më shumë e thekson ndarjen. Krejt këto ‘fitore’ të vogla të Kurtit që në sy të kosovarëve, del që Kosova po fiton, e kanë një kosto të madhe të fundit. E kosto është, veriut të Kosovës po i kërcënohet autonomia me marrëveshje e Ohrit dhe Brukselit.

Në një farë formë Kurti po dëshiron me integru në mënyrë duke pushtuar. Gabim se krejt faktorin ndërkombëtare në kundërshtim… krejt janë veprime elektorale, me mbulue dështimin e madh (Asociacionin), ka mundësi Kurti nuk e bën, por është pjesë e fajit qysh është Hashim Thaçi e Isa Mustafa”, ka shtuar Shala.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika