SHBA-ja dhe Armenia me stërvitje të përbashkëta ushtarake

fotoilustrim

Armenia njoftoi se do të jetë nikoqire e stërvitjeve ushtarake me Shtetet e Bashkuara, që janë planifikuar të mbahen javën e ardhshme. Ky zhvillim ka të ngjarë të zemërojë Rusinë.

Ministria e Mbrojtjes e Armenisë ka shtuar se stërvitjet “Eagle Partner 2023” do të mbahen nga 11 deri më 20 shtator.

Stërvitjet, sipas kësaj ministrie, janë për përgatitjen e forcave armene për të marrë pjesë në misione paqeruajtëse ndërkombëtare.

Ende nuk dihet numri i personelit ushtarak të SHBA-së dhe të Armenisë që do të përfshihen në stërvitje.

Rusia ka një bazë ushtarake në Armeni dhe e sheh veten si fuqinë kryesore në rajonin e Kaukazit Jugor, që deri në vitin 1991 ishte pjesë e Bashkimit Sovjetik.

Moska, po ashtu, ka forca paqeruajtëse në rajon për të mbikëqyrur marrëveshjen që i dha fund një lufte në mes të Armenisë dhe Azerbajxhanit më 2020. Kjo ishte lufta e dytë që këto shtete zhvilluan që nga kolapsimi i Bashkimit Sovjetik.

Kryeministri armen, Nikol Pashinian, tha në një intervistë të publikuar gjatë fundjavës se Rusia ka dështuar të mbrojë Armeninë, kundër asaj që ai e cilësoi si agresion të vazhdueshëm nga Azerbajxhani. Ai sugjeroi se lufta e Rusisë në Ukrainë nënkupton se Moska nuk është në gjendje të plotësojë të gjitha nevojat e sigurisë së Armenisë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u tha gazetarëve të martën se ai nuk pajtohet me qëndrimin e Pashinianit./REL

“Rusia absolutisht është pjesë integrale e rajonit”, ka theksuar ai.

“Rusia luaj rol të vazhdueshëm dhe shumë të rëndësishëm në stabilizimin e situatës në këtë rajon dhe do të vazhdojë ta luajë këtë rol”.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika