SHBA-ja shpreson që Hamasi do të pranojë “ofertën” e Izraelit për armëpushim

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, shpreson se Hamasi do të pranojë atë që ai e ka quajtur ofertë "jashtëzakonisht bujare" të Izraelit për një armëpushim në Gaza

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, shpreson se Hamasi do të pranojë atë që ai e ka quajtur ofertë “jashtëzakonisht bujare” të Izraelit për një armëpushim në Gaza dhe marrëveshje për lirimin e pengjeve.

Deklarimi i Antony Blinken vjen pikërisht në kohën kur një delegacion i Hamasit diskutoi propozimin e ri me ndërmjetës nga Egjipti dhe Katari.

Një burim i afërt me bisedimet i tha BBC-së se ata ishin optimistë të kujdesshëm.

Propozimi përfshin një armëpushim 40-ditor në këmbim të lirimit të pengjeve.

Qeveria izraelite është nën presion në rritje nga aleatët e saj globalë dhe familjet e pengjeve për të rënë dakord për një marrëveshje.

Izraeli filloi një fushatë ushtarake për të shkatërruar Hamasin në përgjigje të sulmit ndërkufitar të grupit në Izraelin jugor më 7 tetor, gjatë të cilit rreth 1200 njerëz u vranë dhe 253 të tjerë u morën peng.

Më shumë se 34 mijë e 480 njerëz janë vrarë në Gaza që atëherë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të udhëhequr nga Hamasi.

Një marrëveshje e arritur në nëntor bëri që Hamasi të lirojë 105 pengje në këmbim të një armëpushimi njëjavor dhe lirimi i rreth 240 të burgosurve palestinezë nga burgjet izraelite.

Ndërmjetësuesit nga Egjipti, Katari dhe SHBA-ja janë përpjekur për javë të tëra të ndërmjetësojnë një marrëveshje të re që do të siguronte një tjetër pauzë në luftime dhe lirimin e 133 pengjeve për të cilët Izraeli thotë se janë ende të mbajtur, të paktën 30 prej të cilëve supozohen të vdekur.

Në fillim të këtij muaji, Hamasi hodhi poshtë një propozim izraelit për një armëpushim gjashtëjavor dhe lirimin e 40 grave, fëmijëve dhe pengjeve të moshuara ose të sëmurë në këmbim të qindra të burgosurve palestinezë.

Hamasi tha se po u qëndronte kërkesave të tij për një armëpushim të përhershëm, që do të çonte në një tërheqje të plotë të trupave izraelite nga Gaza dhe kthimin e palestinezëve të zhvendosur në shtëpitë e tyre.

“Hamasi ka përpara një propozim që është jashtëzakonisht, jashtëzakonisht bujar, nga ana e Izraelit. Dhe në këtë moment, e vetmja gjë që qëndron mes popullit të Gazës dhe armëpushimit është Hamasi,” tha Blinken.

“Ata duhet të vendosin dhe duhet të vendosin shpejt… Dhe unë shpresoj se ata do të marrin vendimin e duhur,” është shprehur Blinken.

Shija e redaktorit

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Të fundit nga rubrika