Shefi i mbrojtjes i Kroacisë anulon takimin me homologun malazez pas deklaratave lidhur me periudhën e luftës

“Pikëpamjet e Ministrit Krapoviq, të cilat i ka shprehur në media ditët e fundit, nuk lënë hapësirë për diskutim dhe bien ndesh me pikëpamjet e Kroacisë dhe faktet historike”, thuhet në reagimin e ministrisë kroate lidhur me anulimin e takimit

Takimi i Ministrit të Mbrojtjes së Kroacisë, Ivan Anushiq me homologun e tij malazez, Dragan Krapoviq, është anuluar për shkak të deklaratave të ministrit malazez lidhur me pllakatën në ish kampin ushtarak në Morinje gjatë luftës së Kroacisë, dhe të pronësisë mbi anijen shkollore Jadran, që vazhdon të jetë objekt i mosmarrëveshjeve mes dy vendeve.

“Pikëpamjet e Ministrit Krapoviq, të cilat i ka shprehur në media ditët e fundit, nuk lënë hapësirë për diskutim dhe bien ndesh me pikëpamjet e Kroacisë dhe faktet historike”, tha në reagimin e saj ministria kroate lidhur me anulimin e takimit.

Ministri malazez Dragan Krapoviq pritej të takohej mbrëmjen e së shtunës me homologun kroat Ivan Anushiq në Tivar, në kuadër të kremtimit të Ditës së Popullit Kroat në Mal të Zi.

Një ditë më parë zoti Krapoviq tha se sipas marrëveshjeve të nënshkruara pas shpërbërjes së Jugosllavisë, Kroacia nuk ka të drejtë të kërkojë anijen shkollore Jadran. Anija lundruese e quajtur Jadran ose Adriatik është pjesë e flotës detare malazeze me qendër në portin e Tivarit.

Ndërsa lidhur me pllakatën në ish kampin ushtarak, Morinj, zoti Krapoviq tha se, “ishte vendosur në mënyrë të gabuar dhe se mbishkrimi nuk korrespondon me faktet dhe se ajo duhet të zëvendësohet me një tjetër me një tekst më të përshtatshëm”.

Pllaka përkujtimore

Në pllakatë citohen vuajtjet në kampin Morinj gjatë agresionit serbomadh dhe kërkohet që ngjarjet që turpëruan emrin e Malit të Zi të mos përsëriten më kurrë.

Sjellja e shefit të mbrojtjes malazeze, Dragan Krapoviq, u kritikua nga përfaqësuesit kroatë në Malin e Zi, duke thënë se cenon marrëdhëniet e mira mes dy vendeve, ndërsa i kërkuan kryeministrit malazez që të distancohet nga qëndrime të tilla

Përfaqësuesit kroatë në Malin e Zi i kërkuan kryeministrit Milojko Spajiq që të distancohet nga veprimet e shefit të mbrojtjes malazeze.

Edhe opozita malazeze e kritikoi veprimin e Ministrit të Mbrojtjes, duke thënë se ai bëri deklarata të pamenduara në raport me shtetet fqinje.

“Incidenti që shkaktoi zoti Dragan Krapoviq me deklaratat e tij të pamenduara është vetëm vazhdimësi e politikës së provokimit të shteteve fqinje nga shumica e re parlamentare”, tha Partia Demokratike e Socialistëve në opozitë./ VOA

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika