Shënime retrospektive të një monitoruesi: Burime informacioni të Pavarura mbi Gjendjen ne Shqipëri në vitet ’60

"Aty nga viti 1969-70 me telefonoi nji zonje angleze, Lady Gore-Brown, e cila pasi kishte vizituar Kosoven per gati nje muaj, deshironte te vizitonte edhe Shqiperine dhe ishte e interesuar te mesonte pak fjale shqip..."

“Shënime retrospektive të një monitoruesi”, është shkrim i papublikuar ndonjëherë i gazetarit dhe publicistit, Viktor Çami, i cili përmes punës së tij tentonte të iluminonte popullin shqiptar, në Shqipërinë e izoluar.

Këtu mund ta lexoni njërën nga gjashtë pjesët që ka ky shkrim i Çamit, pjesët tjera do të publikohen gjatë ditëve në vijim.

Shënim: Shkrimi është pa ndërhyrje, është ashtu siç e ka shkruar autori para 19 vjetësh. 

Shkruan: Viktor Çami

SHENIME RETROSPEKTIVE TE NJE MONITORIZUESI

  1. Burime lnformacioni te Pavarura mbi Gjendjen ne Shqiperi ne vitet ’60

Gjate gjithe perjudhes qe kam qene i punesuar si ne Radio e Londres (BBC) ashtu edhe ne ambasaden amerikane ne Londer dhe ne Vjene, nje problem kryesor ishte mungesa e informacionit mbi Shqiperine nga burime te pavarura. Kjo gjendje shkaktonte qe te punonim si ne nje “camera oscura”, duke u shtuar ne kete menyre streset normale te punes se nje natyre te vecante dhe duke veshtiresuar procesin analitik. Shqiperia ishte e mbyllur per refugjatet — kjo ishte krejtesisht e natyrshme ne rrethanat e kohes – por edhe per te huajt deri pas prishjes se marredhenjeve me Bashkimin Sovjetik, kur filluan te shkojne si turiste ne Shqiperi vizitore nga Anglia aty nga mesi i viteve 60 dhe na u hap mundesia te takoheshim me disa prej tyre.

Aty nga viti 1969-70 me telefonoi nji zonje angleze, Lady Gore-Brown, e cila pasi kishte vizituar Kosoven per gati nje muaj, deshironte te vizitonte edhe Shqiperine dhe ishte e interesuar te mesonte pak fjale shqip. U takova me te dhe rame dakord se menyra me e pershtateshme ishte te me bente nje liste te fjalive, qe une pastaj i perktheva dhe i regjistrova ne magnetofon dhe ajo i mesonte permendesh duke bere punet e shtepise. E keshillova qe po ta merrte magnetofonin ne Shqiperi te kishte kujdes te mos thoshte se ishte veper e nje te “arratisuri,” por i nje armeni qe kishte qene ne Shqiperi gjate Luftes se Dyte Boterore. Por kryesorja ishte se i shpjegova poziten tone dhe mungesen e cdo informacioni te sakte nga burime te pavarura, sidomos pasi kishin kaluar rreth nje cerek shekulli nga largimi i im nga Shqiperia. I shpjegova gjithashtu gjendjen e Shqiperise pergjithesisht si vend ne zhvillim, qe kishte qene shume i prapambetur per arsye te rrethanave historike. I bera gjithashtu nje briefing te shkurter per perjudhen e luftes dhe shtjellova edhe disa mendime tentative persa u perkiste zhvillimeve dhe ndryshimeve qe mund te kisbin ndodhur. Lady Gore-Brown ishte lindur ne Kenia dhe kishte qene edukatore e njohur ne boten akademike angleze.

Sapo u kthye nga Shqiperia me telefoni duke me thene: “Viktor, sa kam ulur valixhet ne toke dhe deshiroj te te them se kishe patur plotesisht te drejte dhe gjendja ishte saktesisht ashtu si me shpjegove.” Kjo me shkaktoi nje kenaqesi te jashtzakonshme dhe pas disa diteve e takova ne shtepine e saj ku i bera nje “debriefing” te plote. Persa i perkiste gjendjes se pergjithshme, duke e krahasuar me gjendjen qe kishte gjetur ne Kosove, me tha: “Ndryshimi eshte si orienti me oksidentin: Shtqiperia eshte shume me e zhvilluar dhe ka perparuar me shume ne cdo drejtim.” Si edukatore qe ishte kishte vizituar edhe nje shkolle te mesme. Ne plazhin e Durresit kishte perdorur magnetofonin me frazat qe kisha regjistruar une ndersa bisedonte me nje grup shqiptaresh, burra dhe gra qe benin plazh, duke u shpjeguar se “mesuesi” i saj ishte nje armen qe kishte qene ne Shqiperi gjate luftes. Ata ja plasen gazit dhe i thane se armeni ne fjale ishte nga Gjirokastra. U sugjerua qe te vinte ne nje . mbledhje te Shoqates Anglo-Shqiptare per te folur mbi pershtypjet e saj, por pasi u hetua se pershtypjet e saj ishin teper pozitive, kjo ide u la me nje ane.

Me vone zonja Gore-Brown dhe nje numur bulmr i madh turistesh te tjere formuan Shoqaten e Miqesise Angli-Shqiperi. Me ftuan edhe mua ne mbledhjen themeluese, keshtu qe pata rastin te flase edhe me njerez te tjere qe kishin vizituar Shqiperine. Te gjithe ishin mjafte te entuzjasmuar. U shpjegova arsyet pse nuk mund te merrnja pjese ne shoqaten e tyre dhe u shpreha shpresen se mund te vinte nje dite kur te dy shoqatat (emigrantet dhe nje grup anglezesh kishin formuar vite me pare nje shoqate te quajtur thjeshte Shoqata Anglo-Shqiptare, me tendenca te theksuara antikomuniste). Kjo ishte per mua e para here qe u hap nje dritare qe leshonte drite mbi gjendjen ne Shqiperi, te pakten mbi disa aspekte te kesaj gjendje, pare nga njerez qe ishin te gjithe profesioniste me prirje liberale dhe pa paragjykime politike, te cileve iu kishte here pershtypje gjendja e perparuar e bujqesise me tharjen e kenetave, krijimin e plantacioneve, sistemin ujites, etj., (qe natyrisht ishte gjeja e pare qe iu binte ne sy); mungesa e reklamave, por edbe te automobilave private (qe kishte dekada qe ndotnin atmosfercn ne vendet e zhvilluara); sjellja dhe mikpritja e njerezve te thjeshte, pastertia e qyteteve, dhe pergjithesisht fryma patriotike e shqiptareve, mungesa e komercializmit, etjera. Duke qene se punonja ne ambasaden amerikane nuk ishte e keshillueshme te mbaja kontakt me kete grup, pervec faktit qe pak me vone u transferova ne Vjene. Pergjithesisht mbresat e ketyre njerezve ishin mjafte pozitive, pavaresisht se u kisha folur edhe per aspekte te tjera si, per shembull, kampet, te internuarit, diktaturen, etjera, por qe ne rrethanat historike te kohes ishin, ne mos te justifikueshme plotesisht, te pakten te kuptueshme. Dij se te pakten disa prej tyre ishin ftuar nga ndonje zyre e specializuar te raportonin pershtypjet e tyre, por kjo eshte krejte normale. Personalisht nuk isha aspak i pakenaqur nga zhvillimi dhe perparimet qe ishin here, krejte perkundrazi, gezohesha qe plaget e perjudhes se luftes dhe te pasluftes po sheroheshin dhe se ishin here perparime te konsiderueshme ne fQsha te ndryshme. U perpoqa eclhe t’iu komunikonja informacionet e ketyre turisteve shokeve te mij shqiptare, por fatkeqsisht e kishin mendjen krejtesisht te mbyllur dhe filluan ne fakt te me shikojne me dyshim. Kontaktet e mia me kete grup u nderprene plotesisht pas transferimit t’im ne Vjene. Kur u ktheva ne 1990, pas daljes ne pension, mesova se te dy shoqatat kishin qene ne grindje dhe puna kishte vajtur deri ne gjyq pasi njera pale e :Ështe akuzuar tjetren si “staliniste.” Nuk jam ne dijeni te perfundimit te ketij episodi, por duket se grindjetdhe ballafaqimet politike qe plakosen Shqiperine ne fillim te viteve ’90 u pasqyruan edhe ketu ne Londer.

R.H., i biri i nje ish konsulli britanik ne Shqiperi para luftes, i cili kishte kaluar vet disa vite atje si femij, ishte gjithashtu nje nder turistet qe kishte vizituar Shqiperine dhe ne fakt kishte patur rastin te bisedonte edhe me intelektuele dhe zyrtare te rinj mbi aspekte politike. Kur u kthye ne Angli shoqata anglo-shqiptare organizoi nje takim me te, duke qene se njihej edhe nga antaret angleze dhe disa shqiptareve dhe konsiderohej se nuk mund te ishte “i kuq,” Nuk pata rastin te shkoja vet sepse isha ne pune, por me treguan se kishte mbajtur nje referat mjafte pozitiv mbi pershtypjet qe kishte fituar. Kur dolen nga mhledhja disa prej pales shqiptare shfaqen pakenaqesine e tyre. Me vone mesova se i kishte thene nje te njohuri te perbashket se kishte here “vet-censure” duke patur parasysh suseptibilitetet antikomuniste e te pranishmeve shqiptare. Ne fakt i kishte thene se gjendja ishte edhe me e mire nga sa kishte pohuar ne mhledhje. Jam i sigurte se ky person kishte lidhje te ngushta me qarqe zyrtare hritauike dhe duhet t’iu kete here nje raport mjafte te hollesishem.

Aty nga viti 1970 filloi punen ue zyreu tone P.L. nje djalosh i ri, i cili ishte linguist ekspert per rusishten. Sic me tha me vone ishte rekrutuar nga amerikanet ndersa ishte akoma student dhe e kishin ftuar te shkonte ne Shqiperi si shoqerues per kompanine turistike qe organizonte udhetimet turistike. Kishte filluar te mesonte shqip kur ishte akoma ue Universitetin e Liverpool dhe e perfekcionoi gjate nje qendrimi prej rreth 6 muajsh ne Shqiperi, ku kishte udhetuar nga Shkodra ne Sarande dhe nga Pogradeci ne Vlore. Ky ishte me te vertete nje rast i jashtzakonshem dhe mund te merret me mend se kete person e “shtrydha” me aq sa kisha mundesi gjate gjithe perjudhes qe punova me te, deri kur u transferova ne Vjene. lshte burim jashtzakonisht i vyeshem per mua dhe deshmite e tija ishin per mua nje minjere ari. Kishte punuar edhe si vullnetar ne ndertimin e hekurudhes dhe kishte takuar edhe Mehmet Shehun duke shkembyer disa fjale me te. I shpjegova gje1· e gjate per perjudhen e luftes dhe organizatat kundershtare dhe keshtu me rradhe. Me tha se edhe sikur t’i kishte dijtur para se te shkonte ne Shqiperi, nuk do te kishte nderruar mendjen per asgje. I dhashe te Iexonte edhe shtypin e mergimit, per te cilin me tha se artikujt “nuk kishin asnje lidhje me realitetin shqiptar” E takova edhe me disa shoke antikomuniste, te cilet i folen gjere e gjate duke shfaqur pikpamjet e tyre. Te nesermen me tha se me besonte kur i thashe se ishin “patriote” cluke shtuar: “Ju thuaj se patriotizmi nuk eshte m01ëpol i nje partie.” Duke vertetuar edhe thenjet e deshmitareve te tjere pergjithesisht, fjala e tij e fundit ishte se pershtypja me e forte qe kishte fituar gjate qendrimit te tij 6- mujor ne Shqiperi ishte “patriotizmi dhe idealizmi. i te rijve” qe kishte takuar dhe mungesa e “materializmit” ne botekuptimin e tyre, ne kuptimin se nuk ishin te preokupuar me pasuri: “Ne Shqiperi paraja e ka llumbur pushteti11.” Ne perfundim duhet te theksoj se P.L. nuk ishte aspak “majtist.” Krejte perkundrazi: ishte antar i Monday Club, nje organizate elitiste e Partise Konservatore Britanike, e cila konsiderohet si tejet “e djathtiste.”

Gjate qendrimit ne Vjene pata rastin te takohem eclhe me nenen e nje kolege t’ime, me origjine nga Shkodra, e martuar ne Australi me nje korcar, i cili kishte vdekur pak kohe me pare. Edhe ajo e kishte vizituar Shqiperine gjate viteteve ’80. Ishte interesante per mua te ndigjoja pershtypjet e saj mbas largimit nga Shqiperia permbi 40 vjet me pare. Ishte tejet e entuzjasmuar, sidomos per ndryshimet ne Shkoder dhe Lezhe, ku kishte kaluar pjesen me te madhe te kohes. Nje pershtypje te thelle i kisbte Jene emancipimi i grave dhe vajzave si edhe tharja e kenetave ne zonen e Lezhes, por edhe rindertimi pas termetit qe kishte rene ne ate zone.

Mallkonte emigracionin shqiptar qe “genjente” per gjendjen ne Shqiperi. Me perpara kishte qene ne Zagreb ku ishte takuar rastesisht me nje grup studentesh kosovare ne nje lokal. Kishin kaluar gjithe pasdreken duke biseduar per Shqiperine dhe shkrimet e E. Hoxhes.

Dikur ne fillim te viteve ’80, kur isha ne Vjene, nji kolege bullgare e martuar me nje punonjes te Jarte te Ministrise se Jashtme austriake me kapi ne zyre dhe me tha se kishte dicka shume interesante per te me thene: disa dite me pare kishte qene per caj, bashke me te shoqin, tek kryeministri austriak, Dr. Kreisky, i cili njihej edhe si personalitet nderkombetar me rendesi. Gjate pasdrekes ishte i pranishem edhe mjeku personal i Dr. Kreisky, i cili sapo ishte kthyer nga nje vizite ne Shqiperi, Im duket se kishte vizituar ndonje personalitet, ndoshta vet E. Hoxhen. Sidoqofte, mikesha bullgare me tha se e kishin kaluar pasdreken duke folur thuajse ekskluzivisht per Shqiperine. Pershtypjet e mjekut austriak per sistemin mjekesor ne Shqiperi ishin mjafte pozitive: “Sigurisht nuk jane ne nivell tone, por gjendja eshte e kenaqeshme dhe adekuate. Vura re edhe se kishin ne dore literaturen me te fundit amerikane per aspekte te ndryshme te mjekesise.”

Kam patur rastin gjithashtu te lexoj nje numer artikujsh te botuara ne gazeten Le Monde nga publicisti dhe filozofi francez Andre Fontaine, i cili ishte, me sa duket, edhe mik personal i E. Hoxhes, por shkrimet per Shqiperine ne shtypin e huaj jane tjeter ceshtje.

Ne perfundim mund te permend rastin e nje austriaku, i cili krejte rastesisht ishte ulur prane tavolines s’ime ne nje lokal ku isha duke lexuar nje gazete shqip. Me kerkoi ndjese dhe me pyeti per kombesine. Kur i thashe se isha shqiptar, i ndriti e gjithe fytyra dhe me tregoi se kishte qene punonjes drejtues ne doganat austriake, duke shtuar: “Sigurisht e dini se Austria eshte qender tranziti per automjetet qe kryqezojne gjithe Evropen nga Veriu ne Jug dhe nga Lindja ne Perendim dhe anasjelltas. Por mbase nuk e dini se, ndryshe nga gjithe te tjeret, kur hyjne ne kufirin tone kamjona nga Shqiperia nuk u bejme asnje kontroll, vecse u veme vulen dokumentave te tyre”. Ky ishte me te vertete nje moment krenarije per mua! Fatkeqesisht nami pozitiv qe kishte fituar Shqiperia ne perjudhen para vitit 1990 nuk mund te thuhet se ekziston edhe sot. Arsyet dihen, por kjo eshte nje ceshtje tjeter.

01/2100

Londer, 13/12/2005.

Shënim: Shkrimi i është siguruar Dukagjinit nga historiani dhe publicisit, Bejtullah Destani.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika