Shifra alarmante, 88 të vdekur nga aksidentet për 10 muaj në Kosovë

Për dhjetë muaj 88 persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve në komunikacion. Kjo shifër po cilësohet shqetësuese nga ekspertët e komunikacionit. Sipas tyre, mungesa e ndërmarrjes së masave parandaluese po bënë që kjo shifër të rritet nga viti në vit

Foto nga arkivi

Orët e fundit të ditës së martë ishin fatale për një grua rreth të 50-tave në rrugën “C” në kryeqytet.

Goditja nga një veturë mbrëmjen e 28 nëntorit ishte fatale për jetën e saj.

E ngjashëm si tashmë e ndjera, aksidentet në komunikacion ua kanë marrë jetët edhe të 88 personave të tjerë gjatë 10 muajve të këtij viti.

Kjo shifër e frikshme tashmë është kthyer në normalitet thotë eksperti i komunikacionit, Bekim Ahmeti.

Sipas tij, sa është faji i ngasësve po aq edhe i institucioneve që ky numër nga vitit në vit po kthehet po rritet.

“Na jemi mësu më këto shifra, na e kemi cek disa herë shkaktarët e aksidenteve në komunikacion, duhet ta kemi një vetëdije kolektive e ajo bëhet nga institucionet tona. Vendosja e kamerave, radarëve statik dhe ta krijojmë një Polici brenda për brenda qyteteve”, ka thënë eksperti i komunikacionit, Bekim Ahmeti.

Njëjtë si Ahmeti, po mendon edhe edhe eksperti tjetër, profesori Nol Dedaj.

“Ajo çka është shqetësuese sot është që institucionet përkatëse nuk kanë marrë asnjë iniciativë parandaluese për të bërë ndonjë reklamë për sigurinë rrugore dhe tash po i shohim pasojat”, ka deklaruar Nol Deda.

Sipas të dhënave që Policia i ka dërguar televizionit Dukagjini, nga janari deri në tetor, janë regjistruar gjithsej 81 aksidente të tilla me 88 viktima.

Ndërsa janë regjistruar 7288 aksidente me lëndime, me gjithsej 14 mijë e 110 persona të lënduar.

Numri total i aksidenteve për këta 10 muaj, sipas policisë, është 19 mijë e 493.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika