Kryeministri japonez ka cilësuar si “akt të urrejtjes”, sulmin ndaj Shinzo Abe

Sulmi ndaj ish-kryeministrit japonez, Shinzo Abe, është cilësuar si një "akt i urrejtjes”, nga kryeministri aktual i Japonisë. Ai ka thënë se gjendja e ish-kryeministrit të Japonisë është shumë e rëndë

Shinzo Abe, Fumio Kishida,

Ish-kryeministri japonez, Shinzo Abe, është plagosur pas të shtënave me armë gjatë një fjalimi në qytetin Nara.

Ndërsa, kryeministri aktual i Japonisë, Fumio Kishida, sulmin ndaj ish-kryeministrit e ka cilësuar si “akt të urrejtjes”.

Ai ka thënë se motivet e vrasësit mbeten akoma të panjohura, por nuk mund të anashkalohet lidhja me fushatën elektorale. Kishida ka theksuar se plagosja e paraardhësit të tij, Abe, është “absolutisht e pafalshme”.

“Zgjedhjet po mbahen. Ky është vetë themeli i demokracisë dhe një incident i tillë ka ndodhur”, ka shtuar ai.

“Është barbare, dashakeqe dhe nuk mund të tolerohet. Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi dhe do të doja të përdorja fjalët më ekstreme në dispozicion për të dënuar këtë akt”, është shprehur Kishida.

Ai ka thënë se Shinzo Abe është dërguar në spital, dhe është në “gjendje shumë të rëndë”, ndërsa ka shtuar se “po lutet nga zemra” që ai t’i mbijetojë këtij sulmi.

Kishida ka urdhëruar që të gjithë ministrat e qeverisë të kthehen në Tokio, teksa ka thënë se nuk është marrë asnjë vendim për ndryshimin e orarit të zgjedhjeve.

Raportet e mediave lokale kanë thënë se sulmuesi besohet të jetë një ish-anëtar i Forcës Vetëmbrojtëse Detare të Japonisë, ekuivalenti lokal i një marinsi, transmeton bbc.

Ndërkaq, incidentet e dhunës me armë janë të rralla në Japoni,  ku armët e dorës janë të ndaluara–dhe incidentet e dhunës politike janë pothuajse të padëgjuara.

Ish-kryeministri japonez, Shinzo Abe, është qëlluar të premten përgjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare ku një burrë i armatosur ka hapur zjarr ndaj tij nga prapa.

Abe ka shërbyer dy mandate si kryeministër, për t’u bërë kryeministri më jetëgjatë i Japonisë përpara se të jepte dorëheqjen në 2020 për shkak të shëndetit të keq.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika