Shkëlqim Devolli takon guvernatorin e Texas-it, diskutojnë për rritje të bashkëpunimit ekonomik

Sipërmarrësi Shkëqim Devolli gjatë një vizite pune në SHBA, është takuar me guvernatorin e shtetit të Texas-it, Greg Abbott, ku kanë diskutuar rreth rritjes së bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar mes SHBA-ve dhe Kosovës

Aksionari i "Devolli Corporation", Shkëlqim Devolli dhe guvernatori i Texasit, Gregor Abbott

Sipërmarrësi i “Devolli Corporation”, Shkëlqim Devolli, është takuar me guvernatorin e shtetit të Texas-it të SHBA-ve, Greg Abbott.

Në takim, Devolli ka diskutuar me guvernatorin e Texas-it për afarizmin e korporatës të cilën e udhëheq dhe investimet që janë duke u bërë  nga kjo koorporat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Në Texas, biznesmeni Devolli ka vendosur qendrën logjistike dhe të distribuimit të bizneseve të “Devolli Corporation” për territorin amerikan.

Guvernatori Greg Abbott ka thënë se janë të interesuar të thellojnë bashkëpunimin ekonomik me Kosovën, ndërsa është shprehur i kënaqur me cilësinë e produkteve të korporatës Devolli.

“Devolli Corporation” është duke u shtrirë tutje në tregun e SHBA-ve, ku po vazhdon eksporti masiv i dyshekëve dhe artikujve të tjerë të brendit Comodita, por edhe produktet e brendit të “Prince Coffee House”.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika