Shkëlqim Devolli takon senatorin amerikan Ted Cruz, Kosova dhe ShBA-ja me marrëdhënie të veçanta mes vete

Afaristi kosovar, Shkelqim Devolli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka takuar senatorin amerikan, Ted Cruz, me të cilin ka diskutuar për shtrirjen produkteve të korporatës kosovare në ShBA

Shkëlqim Devolli dhe senatori amerikan, Ted Cruz





Njëri nga politikanët më të popullarizuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), Ted Cruz, e ka pritur në një takim në zyrat e Senatit afaristin kosovar, Shkëlqim Devolli.

Drejtuesi i njërës prej korporatave më të mëdha në Kosovë, Devolli Corporation, i ka folur senatorit teksan për marrëdhënien e veçantë të popullit kosovar me atë amerikan.

Gjithashtu, temë e diskutimit ka qenë edhe shtrirja e produkteve të korporatës kosovare në ShBA, me theks të veçantë te prodhimet tashmë të popullarizuara edhe në tregun amerikan, dyshekët e Comoditas.

Senatori Cruz, i cili kishte qenë në garë për ta fituar kandidaturën e republikanëve për president të SHBA-së, i ka uruar suksese të mëtutjeshme Devollit në afarizmin përtej Atlantikut.

Shkëlqim Devolli e ka vendosur qendrën logjistike dhe të distribuimit të bizneseve të “Devolli Corporation” për territorin amerikan në Texas.

Gjatë qëndrimit në SHBA, ai ditë më parë ka pasur një takim edhe me Guvernatorin e shtetit të Texasit, Greg Abbott, me të cilin ishin diskutuar temat e bashkëpunimit ekonomik SHBA – Kosovë.

Vitin e kaluar, “Devolli Corporation” kishte arritur qarkullim të përgjithshëm prej rreth 400 milionë eurosh, prej të cilave rreth 200 milionë eksporte drejt SHBA-së.

Me mbi 4 mijë e 500 të punësuar, në disa njësi biznesore dhe të prodhimit, kjo korporatë është shpallur edhe si punëdhënësja më e madhe dhe tatimpaguesja më e madhe në Kosovë.





Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika