Shpallja non grata nga Britania, Berisha: S’ka asnjë provë, padita ambasadorin për shpifje

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka folur të hënën për çështjen e shpalljes non-grata nga Britania e Madhe, duke thënë se është bërë në bazë të shpifjeve nga ambasadori i Britanisë në Shqipëri

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha

Sali Berisha, ish-kryeministri i Shqipërisë, në një konferencë për media të hënën, ka folur edhe për vendimin e Britanisë së Madhe, e cila e kishte shpallur non grata.

Berisha ka thënë se ka kaluar pothuajse një vit që nga shpallja e tij non grata, duke pretenduar se është shpallur nga Home Office, me akuzat false për lidhje me krimin e organizuar.

Ai e ka kundërshtuar vendimin dhe e ka konsideruar si të bazuar në shpifje dhe trillime.

Berisha ka theksuar se ka vendosur të padisë King Smith, ambasadorin britanik në Shqipëri dhe titullarin e Home Office në gjykatë për shpifje.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur të ditur se për t’u përballur me këtë rast në përputhje me ligjet britanike, duhej të paraqiste një ankesë në Këshillin Administrativ.

Berisha ka thënë se i ka paraqitur të gjitha dokumentet dhe raportet e nevojshme për procesin e transparencës në lidhje me shpalljen non grata.

“Vendimi bazohet në shpifje dhe trillime…. Mirëpo, sipas ligjeve britanike, duhej se para se të shkoj¥ në gjykatë, të çojë padinë time për shpifje, duhet të paraqisja një ankesë në këshillin administrativ. Kam paraqitur në këtë raport të gjitha këto dokumente të procesit të transparencës mbi shpalljen non grata”, ka deklaruar Berisha.

Kryetari i Partisë Demokratike, Berisha kishte bërë të ditur më 22 korrik të vitit 2022 se është shpallur non grata edhe nga Britania e Madhe, por sipas tij, jo edhe familja e tij.

Në një konferencë për media, Berisha kishte thënë se për këtë gjë është njoftuar nga sekretari i Shtetit, i cili ka marrë vendim për moslejimin e tij në Mbretërinë e Bashkuar, me arsyetimin se ka lidhje me krimin dhe paraqet rrezik për sigurinë në Shqipëri dhe Britani.

Ndërsa, para Britanisë, Berisha ishte shpallur Non Grata edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika