Shpërthim rekord i gripit të shpendëve, shifra masive vdekjesh në MB dhe BE

Gripi i shpendëve ka shpërthyer me raste të larta këtë vit, kështu rekomandohet kujdes ndaj personave që punojnë me shpendë sepse rreziku ekziston që të vazhdojë rritja masive





Rreth 48 milionë zogj janë asgjësuar në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe BE gjatë vitit të fundit si rezultat i shpërthimit më të madh të gripit të shpendëve në histori, ka shkruar BBC-ja.

Në Mbretërinë e Bashkuar, 161 raste të gripit të shpendëve shumë patogjene (HPAI) u zbuluan te shpendët dhe zogjtë e robëruar, duke çuar në asgjësimin e 3.2 milion zogjve.

Kjo krahasuar me rekordin e mëparshëm prej 26 rastesh në 2020/21.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka thënë se zogjtë e vrarë ishin një “proporcion i vogël” i prodhimit total, rreth 20 milionë zogj në javë.

Ka pasur gjithashtu 1,727 raste të gripit të shpendëve në popullatën e shpendëve të egër në Mbretërinë e Bashkuar, në 406 vende ku përfshihen 59 lloje shpendësh.

Javën e kaluar, i gjithë Norfolk dhe Suffolk, dhe pjesë të Essex, u bënë zonat më të fundit që u vendosën në një Zonë të Parandalimit të Influencës Avian (AIPZ).

Në vitet e mëparshme, virusi është zhdukur kryesisht gjatë muajve të verës, por ky shpërthim ka vazhduar gjatë gjithë vitit, duke u dëshmuar se përhapet më lehtë në popullatat e shpendëve.

Shefi i Veterinarisë në Mbretërinë e Bashkuar, Dr Christine Middlemiss, ka thënë se niveli i lartë i sëmundjes te shpendët e egër po rrit numrin e rasteve në fermat komerciale.

“Fatkeqësisht ne presim që numri i rasteve të vazhdojë të rritet gjatë muajve të ardhshëm pasi zogjtë migrues kthehen në MB, duke sjellë me vete rrezik të mëtejshëm të sëmundjes që mund të përhapet në tufat tona të mbajtura”, ka paralajmëruar ajo.

Richard Griffiths, shefi ekzekutiv i Këshillit Britanik të Shpendëve, ka thënë se ishte “stina më sfiduese e gripit të shpendëve deri më sot”.

Shifrat e fundit të gripit të shpendëve që mbulojnë Evropën dhe Mbretërinë e Bashkuar, të cilat gjurmojnë shpërthimet nga tetori 2021 deri më 9 shtator, u publikuan të hënën nga Autoriteti Evropian i Sigurisë Ushqimore (EFSA), Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) dhe Referenca e BE-së.

Në total, 47.7 milionë zogj u shkatërruan pas më shumë se 2600 shpërthimeve në shpendë dhe zogj të robëruar deri më 9 shtator.

Raporti ka treguar gjithashtu se ka pasur 3,573 gjetje në zogj të egër, me virusin që prek 37 vende, duke u përhapur nga Svalbard në Portugalinë jugore dhe në lindje në Ukrainë. Por ai paralajmëroi se kjo shifër mund të jetë një nënvlerësim.

Ndërsa nuk ka pasur raste të regjistruara të transmetimit njerëzor në BE, ka pasur një rast në Anglinë jugperëndimore në janar.

Por Andrea Ammon, drejtor i ECDC, ka paralajmëruar se ata që punojnë në bujqësi dhe në sektorin e kafshëve ishin ende në “rritje të rrezikut të ekspozimit” dhe u bëri thirrje punëdhënësve të përmirësojnë masat e biosigurisë dhe shëndetit dhe sigurisë.

“Nevojitet vigjilencë për të identifikuar sa më shpejt infeksionet me viruset e gripit dhe për të informuar vlerësimet e rrezikut dhe veprimet e shëndetit publik”, ka shtuar ajo.





Shija e redaktorit

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Të fundit nga rubrika