Shpërthime në 17 vende të Tajlandës, plagosen shtatë persona

Në Tajlandën jugore, të mërkurën e 17 gushtit ka pasur shpërthime dhe zjarre në të paktën 17 vende në Tajlandën jugore dhe u plagosën shtatë persona

Personeli i skuadrës së bombave tajlandeze duke inspektuar dëmtimet në stacionin e benzinës 'Bangchak' pas sulmit. Foto; CNN.

Autoritet në Tajlandën jugore kanë thënë se të mërkurën e 17 gushtit ka pasur shpërthime dhe zjarre në të paktën 17 vende në Tajlandën jugore dhe plagosën shtatë persona.

Sipas deklaratave të policsë dhe ushtrisë në Tajlandë sulmet me bomba dhe zjarrvënie kanë ndodhur pas mesnate dhe kishin në shënjestër dyqanet dhe një pikë karburanti në tre provinca. Deri më tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmet.

Qeveria tajlandeze ka luftuar grupet e fshehta që kërkojnë pavarësinë për provincat kryesisht myslimane të Pattani, Yala, Narathiwat dhe pjesë të Songkhla. Sipas grupit ‘Deep South Watch’ që monitoron dhunën më shumë se 7 mijë e 300 njerëz janë vrarë në konflikt që nga viti 2004. Ndërsa, bisedimet e paqes që filluan në vitin 2013 janë përballur me ndërprerje të përsëritura.

Sulmet e së mërkurës së 17 gushtit kanë ardhur pasi qeveria tajlandeze në fillim të këtij viti ka rifilluar diskutimet me grupin kryesor kryengritës ‘Barisan Revolusi Nasional’ pas një pauze dyvjeçare, për shkak të pandemisë, njoftoi CNN.

Organizata e Bashkuar Çlirimtare Patani (PULO), e cila u mënjanua nga raundi i fundit i bisedimeve, ka kryer bombardime gjatë muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit, duke pretenduar se dialogu nuk është gjithëpërfshirës.

Qeveria tajlandeze ka thënë se është e gatshme të bisedojë me të gjitha grupet.

Shija e redaktorit

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

Të fundit nga rubrika