Shqipe Sylejmani prezanton TEDx-Talk-in e saj të parë

Shkrimtarja me rrënjë nga Kosova por që jeton dhe vepron në Zvicër, Shqipe Sylejmani ka bërë të ditur se është publikuar në "Youtube", TEDX-talki i saj i parë

Shkrimtarja me rrënjë nga Kosova por që jeton dhe vepron në Zvicër, Shqipe Sylejmani ka bërë të ditur se është publikuar në “Youtube”, TEDX-talki i saj i parë.

Sylejmani ka bërë të ditur këtë përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

Shkrimtarja që vepron në Zvicër, është edhe një aktiviste kulturore përpos bagazhit profesional si autore librash.

Ajo së fundmi ka prezantuar TEDx-Talk-in e saj të parë, duke informuar të gjithë lidhur me këtë hap.

“Të dashur miq, është nderi im t’ju prezantoj TEDx-Talk-in tim të parë. Miliona njerëz mund të shikojnë çdo fjalë që themi – dhe unë u përpoqa t’i zgjidhja fjalët e mia me kujdes, sepse ishte pikërisht kjo për të cilën flitej: TREGIMET PAS FJALËVE”, shkruan Shqipja në rrjetet sociale.

Fjalimi i saj

TREGIMET PAS FJALËVE

Komunikimi është një forcë shumë e fuqishme.

Mund të na bashkojë, mund të ndërtojë ura mes nesh – po aq sa mund të na ndajë dhe të ndërtojë mure të larta mes nesh.

Kur shikojmë botën sot, shohim se ku na kanë sjellë komunikimi i keq, keqkuptimet, dhimbja dhe dëshpërimi.

Dhe na takon ne të zgjedhim, nëse duam të vazhdojmë të ndërtojmë shoqëri të njerëzve që gjithashtu duhet të rriten nga dhimbja, zemërimi dhe keqkuptimet.

Ose nëse vendosim, se është koha për të ndryshuar.

Dhe, që tani e tutje, ne do të ndërtojmë breza shoqërish që janë ndërtuar mbi besimin dhe mbështetjen, mbi fuqizimin dhe mirëkuptimin.

Në shqip themi se pranvera nuk lulëzon me një lule. Do të thotë se ka nevojë për të gjithë ne së bashku për ta bërë këtë ndryshim. Por imagjinoni se çfarë bote mund të jetë”, ishin fjalët e saj teksa prezantoj TEDx-Talk-in e saj.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika