Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut do t’i përballojnë së bashku sfidat energjetike

Ky grup është paraparë të mirret me zgjidhjen e problemeve energjetike këtë dimër. Nuk është lënë anash as bashkëpunimi i mundshëm për projekte të rëndësishme strategjike

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë pranuar iniciativën e Serbisë për formimin e një grupi të përbashkët pune për bashkëpunim në krizën energjetike.

Zyrtarja serbe e ka bërë këtë njoftimi në Tiranë, ku edhe po merr pjesë në nismën “Open Balkan”, iniciativë e cila mbështet strategjitë e përbashkëta ekonomike në Ballkanin Perëndimor.

Lajmi është bërë i ditur nga agjencia “Anadolu”,e cila ka cituar ministren serbe të Energjisë dhe njëherësh, zëvendëskryeministren serbe, Zorana Mihajloviç.

Mihajloviç ka thënë se siguria energjetike e rajonit në situata krize kërkon solidaritet, lidhje dhe angazhim bashkëpunues në projektet strategjike.

“Të gjithë ne në rajon jemi nën presion të madh për të siguruar që gjithçka të jetë gati për dimër. Megjithatë, është e rëndësishme që, përveç zgjidhjes së problemeve aktuale të furnizimit, të diskutojmë edhe projektet strategjike dhe investimet e mundshme të përbashkëta, të cilat do të bëjnë që i gjithë rajoni të jetë më i qëndrueshëm energjetik”, ka thënë Mihajloviç.

Ndër të tjera, ajo ka treguar se propozimi i Serbisë ishte formimi i një grupi të përbashkët pune prej tre vendeve.

“Pres që nga java e ardhshme të fillojmë punën në kuadër të grupit të punës dhe të paraqesim propozime për investime të përbashkëta te presidentët dhe kryeministrat e vendeve tona, qofshin ato për termocentrale diellore, termocentrale me erë, balancim të përbashkët, lidhjet me tregun e gazit, apo ndoshta edhe depot nëntokësore të gazit”, ka deklaruar Mihajloviç.

Tre vendet kanë mbajtur një takim në Ohër të Maqedonisë së Veriut me ç’rast kanë miratuar tre memorandumeve mirëkuptimi dhe një marrëveshjeje.

Takimi ndodhi në fillim të qershorit.

Kosova është e vetmja nga gjashtë qeveritë e Ballkanit Perëndimor që ka refuzuar t’i bashkohet nismës për Ballkanin e Hapur.

Nisma është një zonë ekonomike dhe politike e tre shteteve ballkanike Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë që ka për synim të ofrojë mundësi më të mëdha tregtare dhe shkëmbime studentësh për një popullsi totale prej 12 milionë banorësh.

Njëherësh, kjo nismë do të inkurajojë integrimin në Bashkimin Evropian të vendeve anëtare.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika