Shqiprim Arifi shkarkohet nga pozita e kryetarit të Preshevës

Tashmë Shqiprim Arifi është shkarkuar nga pozita e kryetarit të Preshevës. Kështu ka njoftuar vetë ai përmes një postimi në rrjetin social "Facebook"

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi

Shqiprim Arifi është shkarkuar nga pozita e kryetarit të Preshevës.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ai, duke theksuar se këtë e ka bërë siç e ka quajtuar ai, “pushteti autoritar i Beogradit”.

Arifi ka thënë se ky regjim tashmë ka instaluar një organ të përkohshëm deri në zgjedhjet e ardhshme.

“Dje në mesnatë, pushteti autoritar i Beogradit, në mënyrë arbitrare dhe duke mos ndjekur asnjë procedurë ligjore, si dhe pa asnjë njoftim zyrtar, regjimi serb dhe antishqiptar duke vazhduar traditën e Millosheviqit të viteve të 90ta, në mënyrë të dhunshme më SHKARKUAN nga posti i Kryetarit të Komunës së Preshevës. Njëkohësisht, ky regjim antishqiptar dhunshëm instaloi një organ të përkohshëm deri në zgjedhjet e ardhshme”, ka thënë Arifi.

Arifi është shprehur se shkarkimi i tij nga kjo pozitë ka ndodhur 24 orë pasi u dënua nga Gjykata serbe për vendosjen e flamurit kombëtar shqiptar më 28 nëntor.

“Me këto veprime raciste antishqiptare që janë trashëgimi e politikave të regjimit të Millosheviqit, Serbia e sotshme e Vuçiqit dëshmon tani më 3 dekada e më shumë, se shqiptarët nuk i konsideron si qenie njerëzore dhe asesi qyetatarë të barabartë në Serbi. Diskriminimi ndaj shqiptarëve është agjend e pandërprerë e politikave të Vuçiqit dhe Serbisë së tij pro-ruse”, ka thënë ai.

Ai është shprehur se Serbia vazhdon të mbetet “një regjim autokrat i cili nacionalizmin ekstrem serb e përdor sidomos ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës”.

Ai ka akuzuar se kjo nuk mund të ishte realizuar pa ndihmën e pakursyer të siç i quajti ai,  “shqipfolësve serbofil”: Ragmi Mustafa, Shaip Kamberi, Ardita Sinani dhe Argjend Sherifi.

“Kjo klasë politike bashkëpunuese besnik të regjimit serb me dekada, janë bërë vegël e lehtë për Vuçiqin dhe serbinë për të realizuar agjendën e tij antishqiptare në Luginë të Preshevës”, është shprehur Arifi.

Ai ka theksuar se për këtë ngjarje ka njoftuar partnerët ndërkombëtarë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe Bashkimin Evropian (BE).

“Me këtë SHKARKIM të dhunshëm nga regjimi serb i jap FUND politikës aktive në Luginë të Preshevës, por në anën tjetër dhe njëherë më shumë më ka motivuar që luftën ndaj padrejtësisë, diskriminimit, pasivizimit dhe luftën për të drejta elementare dhe avokimin e të drejtave të popullit tim, për shqiptarët autokton të këtyre trojeve, ta ngriti në një nivel më të lartë!”, ka përfunduar Arifi.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika