“Shtëpia botuese Dukagjini” gati për festën më të madhe të librit në Tiranë

Festa më e madhe e librit pritet të mbahet në kryeqytetin shqiptar, në Tiranë. Ky është panairi i 25-të i librit dhe do të ketë libra për çdo lloj lexuesi. “Tirana 2022” është panairi më i madh në hapësirën shqipfolëse që është organizuar ndonjëherë dhe do të mbahet mes datave 16 dhe 20 nëntor, me moton “Të gjithë jemi lexues”. Për këtë panair shtëpia botuese "Dukagjini" është gati të sjell për lexuesit libra të llojllojshëm, do të ketë biseda me shkrimtarët për lexuesit dhe gjëra tjera ekskluzive

Shtëpia botuese "Dukagjini", do të jetë pjesë e panairit më të madh "Tirana 2022", me libra të llojllojshëm





Shtëpia botuese “Dukagjini” është gati për festën më të madhe të librit në kryeqytetin shqiptar. Në panairin e 25-të i librit në Tiranë, “Dukagjini” sjell një gamë të gjerë librash, për çdo tip lexuesi.

Nga seria e jashtëzakonshme e nobelistit Hermann Hesse, vijnë dy tituj të rinj: “Demiani” – me historinë e rinisë së Emil Sinkler-it dhe kërkimit të tij drejt vetvetes, si dhe “Nën rrotë” – me pikëpyetjen se si arrijnë sistemi edukativ dhe presioni shoqëror ta shkatërrojnë potencialin e individit. Këta tituj të librave, u shtohen dy librave të tjerë: “Ujku i stepës” dhe “Peter Camenzind”, nga shkrimtari,  poeti dhe piktori gjermano-zviceran që tundi botën me librat e tij e të cilat “Dukagjini” i ka botuar më parë.

Seria e jashtëzakonshme e nobelistit Hermann Hesse

Në Panairin “Tirana 2022” shtëpia botuese sjell të plotë edhe kolanën e librave letrarë “Anima”.

“Dukagjini” e sheh këtë kolanë si një ekskurs nëpër autorët dhe veprat më të njohura të letërsisë botërore, andaj, pa hezitim, ju fton që me “Anima”-n të bëni shëtitjen nëpër veprat e mirëfillta artistike letrare. “Sonata e Krojcerit” nga Lev Tolstoi, “Zhdukja e mistershme e markezes së re De Loria” nga José Donoso, “Ledi Makbeth nga guberna e Mcenskut” nga Nikolai Leskovi, “Mjegull” Miguel de Unamuno, “Shtrëngimi i vidhës” nga Henry James, “Shënimet e një të vdekuri” nga Mihail Bullgakov, “Maitreji” nga Mircea Eliade dhe “Varfanjaku i Zotit” i Nikos Kazanxaqis, të shqipëtuara mjeshtërisht nga bashkëpunëtorët e “Dukagjini”-t vijnë ekskluzivisht në këtë Panair.

Kolana e librave letrarë “Anima”, të cilën Shtëpia botuese “Dakagjini” sjell për lexuesit.

Në shtandin e “Dukagjinit” vend të posaçëm gjejnë njashtu edhe librat e filozofit Glauk Konjufca që janë “Ontologjia e Artit të Shtatë” dhe “Epistema e Dhomës së Zezë”. Konjufca, aktualisht është kryetar i Kuvendit të Kosovës, por, do të gjejë një kohë për të bashkëbiseduar me lexuesit e tij në Tiranë, te shtandi i “Dukagjini”-t.

“Epistema e Dhomës së Zezë” dhe “Ontologjia e Artit të Shtatë” janë dy libra të Glauk Konjufces, që përmes një qasjeje filozofike, trajtojnë historinë dhe zhvillimin e kinematografisë botërore.

Në Panair promovohet edhe novela “Pranvera romane e zonjës Stoun”, ndërsa krahas saj janë edhe veprat shumë të dashura për lexuesin, si “Mëngjes në Tiffanny” nga Truman Capote, “Frida” nga Hayden Herrera, “Vepra e saj” nga Alketa Xhafa-Mripa dhe “Në banesën e mishtë” nga Valerio Magrelli. Libri mjaft i kërkuar “Një shqiptar në CIA” i Bashmir Xhemajt pritet të vazhdojë të ngjallë interesimin e lexuesit edhe në këtë edicion të ekspozitës mbarëshqiptare të librit. Shpëtim Selmani, që po ashtu do të jetë edhe fizikisht afër lexuesve të tij në Tiranë, do të paraqitet me librat “Libërthi i dashurisë” dhe “Balada e buburrecit”.

Në botimet “Lekë” do të ketë befasi të cilat do të shpalosen për lexuesin në ditët në vazhdim. Por “Dukagjini” pret që interesimi i madh për dy librat e psikologëve Daniel Siegel dhe Tina Payne, “Truri i fëmijës” dhe “Mindsight- Vëzhgimi i mendjes”, të vazhdojë edhe në këtë edicion të Panairit në Tiranë.

Te “Truri i Fëmijës” mund të gjeni “Strategjitë për ta bërë një fëmijë ta gjejë qetësinë me anë të dhembshurisë”

Krahas këtyre më ndryshe janë, “Inteligjenca artificiale” nga Matt Burgess dhe “Pse s’ma ka thanë njeri më parë” nga Dr. Julie Smith të cilat do të jenë aty për lexuesin e pasionuar të teknologjisë dhe psikologjisë.

Jo veç për të rritur ka libra, “Dukagjini” asnjëherë nuk ka lënë anash lexuesit e vegjël. Edhe këtë edicion shtandi ynë do të jetë një hapësirë e mirë eksploruese e imagjinatës së të vegjëlve, me librat më të mirë për botën e tyre të çiltër.

Një libër që nuk duhet humbur, nëse doni të lexoni gjëra të tipit: Si parashikohet e ardhmja, duke pasur parasysh ritmin e zhvillimit të inteligjencës artificiale?, i gjeni në librin e Matt Burgess

Rudyard Kipling u tregon fëmijëve se “Si u bënë kafshët siç janë sot”, libër të cilin “Dukagjini” e sjell në shqip ekskluzivisht në panairin e Tiranës.

Pasurisë së “Dukagjini”-t i shtohet edhe libri “Shigjeta e kaltër” e Gianni Rodarit me aparaturë didaktike, e përshtatshme për lexim nga fëmijët e klasës së tretë. Nga autori shumë i dashur nga fëmijët, Gianni Rodari, gjenden edhe librat “Agjenti X.99”, “Atalanta”, “Mes bankash”, “Planeti i pemëve të Krishtlindjeve” dhe “Punët e zotit maçok”.

Lektyrat shumë të dashura për fëmijët janë po ashtu pjesë e ekspozitës së “Dukagjini”-t. “Bletëzat” e Drenusha Zajmi Hoxhës, “Tregimi i lepurit Piter” nga Beatrix Potter, “Maçoku me çizme dhe përralla të tjera” nga Charles Perrault, “Përralla popullore mbi kafshët” nga Bedri Dedja dhe “Rrëfenja” nga vëllezërit Grim, presin të shpalosen nga 6-7-vjeçarët shqiptarë. Aty do të jenë edhe “Përralla e Postierit” nga Karel Čapek, “Përralla të zgjedhura” nga Hans Christian Andersen, “Shkolla e pyllit” nga Bedri Dedja, “Vjersha” nga Agim Deva, “Lepurushi prej pushi” nga Margery Villiams. Për të gjithë fëmijët sugjerohet  libri me 30 modele të ndryshme për të punuar para, gjatë dhe pas leximit të lektyrës, me titull “Si të lexojmë një lektyrë?”.

Lektyrat shkollore për klasën e parë dhe të dytë, i sjellë Shtëpia Botuese “Dukagjini”, që përveç ilustrimeve magjike që nxisin imagjinatën e fëmijëve, janë të pajisura me aparaturën didaktike dhe fjalorthin e çdo lektyre

Për fëmijët e moshës 8-9 vjeçe gjeni librin më të ri “Tregimet e gjyshe Pastërtores” nga Bedri Dedja, për pak më të mëdhenj “Gres” nga Gresa Rugova & Bardh Rugova e të tjerë. Aty janë po ashtu edhe librat që i ftojnë fëmijët të angazhohen, si “Eja t’i zgjidhim problemet”, “Bota e kafshëve” dhe “Ditët e shkronjave”.

Panairi i librit “Tirana 2022” mbahet mes datave 16 dhe 20 nëntor, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Edicioni i 25-të i panairit mbahet me moton “Të gjithë jemi lexues”. Nën organizimin e Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, ky është panairi më i madh i organizuar në hapësirën shqipfolëse.

Shtëpia botuese “Dukagjini” ju fton që të ndaleni te shtandi i saj dhe të bashkëbisedoni me ekipin që do të jetë i gatshëm për të dhënë sqarimet e nevojshme për librat që ju dëshironi t’i keni.

 





Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika