Shtëpia e Bardhë e quan sulmin në Rafah “zemërthyes”, ndërsa thekson vdekjen e liderëve të Hamasit

Palestinezët mblidhen të hënën në vendin e një sulmi izraelit në Rafah. EYAD BABA Eya/AFP nëpërmjet Getty Images

Një sulm ajror izraelit vdekjeprurës në qytetin Rafah në Rripin e Gazës, ka nxitur reagime të ashpra nga liderët botërorë, të cilët bënë thirrje për zbatimin e urdhrit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ndaljen e sulmeve.

Punëtorët shëndetësorë palestinezë thanë se të paktën 45 njerëz u vranë të dielën nga sulmet ajrore izraelite në qytetin jugor Rafah.

Në mesin e të vrarëve kishte edhe të zhvendosur që po jetonin në tenda, të cilat u përfshinë nga zjarri.

Për sulmin ajror izraelit vdekjeprurës në qytetin Rafah në Rripin e Gazës është “zemërthyes”, ka deklaruar të hënën një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, duke shtuar se SHBA po “angazhohet në mënyrë aktive” me zyrtarët në Izrael për të përcaktuar se çfarë ka ndodhur saktësisht.

“Imazhet shkatërruese pas sulmit të IDF në Rafah mbrëmë që vranë dhjetëra palestinezë të pafajshëm janë zemërthyese,” tha në një deklaratë zëdhënësi, i cili mbeti pa emër.

“Izraeli ka të drejtë të ndjekë Hamasin dhe ne e kuptojmë se ky sulm vrau dy terroristë të lartë të Hamasit, të cilët janë përgjegjës për sulmet kundër civilëve izraelitë”, vazhdoi deklarata.

“Por siç e kemi qenë të qartë, Izraeli duhet të marrë çdo masë paraprake të mundshme. për të mbrojtur civilët”, deklaroi ai, raporton CNN.

Zyrtari shtoi se SHBA është angazhuar në mënyrë aktive me Forcat e Mbrojtjes të Izraelit në terren “për të vlerësuar atë që ndodhi dhe për të kuptuar se IDF po kryen një hetim.

Ndryshe, Kritikat ndërkombëtare ndaj Izraelit janë duke u rritur për luftën e tij kundër Hamasit – grupit të shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Madje, edhe aleatët më të ngushtë, përfshirë SHBA-në, kanë shprehur zemërim për shkak të vrasjes së civilëve.

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, dhe shefi i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, thanë se vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë duhet të respektohet.

“Ligji ndërkombëtar vlen për të gjithë, edhe për mënyrën se si po e zhvillon luftën Izraeli, gjithashtu”, tha Baerbock.

Izraeli ka thënë se po i heton vdekjet e civilëve, dhe se në sulmin e së dielës e goditi një pikë të Hamasit dhe se vrau dy pjesëtarë të lartë të grupit radikal.

Sulmi i së dielës, i cili duket të jetë njëri prej më vdekjeprurësve, bëri që numri i përgjithshëm i palestinezëve të vrarë gjatë luftës mbi shtatë muajsh në Gazë të arrijë mbi 36.000, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës.

Kjo Ministri tha se rreth gjysma e të vrarëve janë gra, fëmijë dhe të moshuar.

Franca, një aleat i ngushtë evropian i Izraelit, tha se është e “indinjuar” me dhunën.

“Këto operacione duhet të ndalen patjetër. Nuk ka zona të sigura në Rafah për civilët palestinezë. Bëj thirrje që ligji ndërkombëtar të respektohet plotësisht dhe ketë armëpushim të menjëhershëm”, shkroi presidenti francez, Emmanuel Macron, në rrjetin social X.

Në Rafah, qytetin jugor të Gazës në kufi me Egjiptin, janë strehuar më shumë se një milion njerëz – rreth gjysma e popullsisë së përgjithshme të Gazës – pasi janë zhvendosur nga pjesë të tjera të enklavës.

Ministri i Mbrojtjes i Italisë, Guido Crosetto, ka thënë se bombardimet si ai në Rafah do të kenë pasoja afatgjate për Izraelin.

“Izraeli, me këtë zgjedhje, po përhap urrejtje, urrejtje e rrënjosur që do t’i përfshijë fëmijët dhe nipërit e mbesat e tyre. Unë do të parapëlqeja tjetër vendim”, tha ai për SKY TG24.

Katari, një ndërmjetës i rëndësishëm mes Izraelit dhe Hamasit në bisedimet për të arritur marrëveshje për armëpushim dhe lirim të pengjeve izraelite që po mbahen nga Hamasi, tha se sulmi do t’i “koklavit” bisedimet. Bisedimet kanë dështuar vazhdimisht për shkak të kërkesave të Hamasit për armëpushim afatgjatë dhe për tërheqjen e forcave izraelite nga Gaza, të cilat Izraeli i ka hedhur poshtë publikisht.

Vendet fqinje, Egjipti dhe Jordania, të cilat kanë bërë marrëveshje paqeje me Izraelin dekada më parë, e dënuan sulmin në Rafah gjithashtu.

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” shpërndan çmime për fëmijë në Panairin e...

Për katër ditë me radhë një pjesë e shesheve të Prishtinës u është dedikuar fëmijëve. Aty është organizuar Panairi i Librave për Fëmijë. Pjesë e këtij...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka shpërndarë çmime për fëmijë në Panairin...

Sot është dita e katërt e panairit të Librit për Fëmijë që po mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Shtëpia Botuese “<a href="http://<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fdukagjinipublishing%2Fposts%2Fpfbid02YAeQHpvFm2GWcbnSERzYo68YXk5UGMDCBxQE9F8K3qgYvcNjMhYvGvXUUy73mL3Xl&show_text=true&width=500"...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” vjen me ofertë deri në 50 %...

Festivali dhe Panairi i Librit për Fëmijë po vjen me edicionin e dytë me radhë, andaj një festë e madhe po përgatitet për të...

Të fundit nga rubrika