Shtëpia e Bardhë: Sulmi në Rafah do të forconte pozitat e Hamasit

Shtetet e Bashkuara paralajmëruan sërish Izraelin për të mos e zgjeruar operacionin e kufizuar në Rafah në një ofensivë të plotë

Shtëpia e Bardhë

Shtetet e Bashkuara paralajmëruan sërish Izraelin për të mos e zgjeruar operacionin e kufizuar në Rafah në një ofensivë të plotë, këtë herë, jo vetëm për shkak të shqetësimeve të vazhdueshme humanitare, por edhe për arsye strategjike.

“Në gjykimin tonë, një operacion i gjerë tokësor në Rafah do të forconte pozitat e Hamasit në tryezën e negociatave dhe jo ato të Izraelit”, tha të enjten zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombetare, John Kirby.

Sipas tij, udhëheqësi i Hamasit, Yahya Sinqar, i cili besohet se fshihet në rrjetin e tuneleve të Gazës, do të ishte “më pak i nxitur për të shkuar në tryzën e bisedimeve” nëse do të kishte viktima masive në Rafah.

Më herët gjatë kësaj jave, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, urdhëroi forcat izaelite të kryenin një “operacion të kufizuar” në lindje të Rafahut, pasi refuzoi një propozim për marrëveshje armëpushimi, të cilin Hamasi tha se e kishte pranuar.

Marrëveshja do të kishte bërë të mundur një ndërprerje të përkohshme të luftimeve dhe lirimin e pengjeve që mbahen nga Hamasi, në këmbim të të burgosurve palestinezë në Izrael.

Të enjten, bisedimet në Kajro në mes të Izraelit dhe Hamasit për armëpushim, me ndërmjetësim të Shteteve të Bashkuara, Egjiptit dhe Katarit, u pezulluan, sipas njoftimit të agjencisë shtetërore egjiptiane të lajmeve.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Mathew Miller, u tha gazetarëve të enjten se ndërmjetësuesit po punojnë për të bërë ndryshime në kundërpropozimin e Hamasit, por se përmbyllja e tekstit të marrëveshjes ishte një proces “jashtëzakonisht i vështirë”.

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Katz tha të enjten se ushtria e vendit të tij “do të vazhdojë të luftojë kundër Hamasit deri në shkatërrimin e grupit”.

Deklaratat e tij u bënë një ditë pasi presidenti Joe Biden tha se Shtetet e Bashkuara nuk do t’i sigurojnë Izraelit armë sulmuese të cilat mund t’i përdorë në Rafah, ndërsa shprehu po ashtu angazhimin për mbrojtjen e Izraelit. /VoA

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika