Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë armatime të tjera në Ukrainë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë armë dhe pajisje të tjera në Ukrainë për të ndihmuar vendin të përballet me agresionin rus

Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë armë dhe pajisje të tjera në Ukrainë, si ndihmë që vendi të përballet me agresionin rus, tha përmes një deklarate të premten, sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Armatimet, në vlerë prej prej 125 milionë dollarësh, i paraprinë një tjetër ndihme ushtarake për Kievin, që mund të përfshijë sisteme mbrojtjeje me rreze lazer, në vlerën e 300 milionë dollarëve, të cilat do të përdoren për rrëzimin e dronëve rusë, sipas një dokumenti të cilit i referohet agjencia e lajmeve Reuters.

Sasia e armatimeve pritet të njoftohet të premten në mbrëmje.

Për dërgimin e armatimeve të fundit po përdoret autoriteti presidencial, i cili lejon presidentin Joe Biden të transferojnë pajisje dhe armë nga rezervat e Shteteve të Bashkuara, pa miratimin e Kongresit, në përgjigje të një emergjence.

Presidenti demokrat, Joe Biden, u ka bërë thirrje ligjvënësve amerikanë të miratojnë më shumë ndihmë financiare për Kievin, por ligjvënënsit e Dhomës së Përfaqësuesve, që kontrollohet nga republikanët, miratuan këtë javë vetëm një paketë në ndihmë të Izraelit për luftimet ndaj Hamasit.

Paketa financiare për Ukrainën vazhdon të ketë mbështetje dypartiake në Senat, ku shumicën e kanë demokratët. /VOA

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika