Si do të ndikojë funerali i Mbretëreshës Elizabeth II në shërbimet e Britanisë së Madhe?

Funerali i Mbretëreshës Elizabeth II të hënën e 19 shtatorit do të ndikojë në disa shërbime të Mbretërisë së Bashkuar duke përfshirë kujdesin mjekësorë, udhëtimet ajrore dhe shërbimet ajrore

Mbretëresha Elizabeth II

Për shkak të funeralit shtetëror të Mbretëreshës Elizabeth II një numër i dyqaneve, vendeve dhe disa ndeshjeve të futbollit të Premier League janë shtyrë dhe ka konfuzion në lidhje me anulimet dhe shtyrjet e tjera.

Por si do të funksionojnë saktësisht disa shërbime në Mbretërinë e Bashkuar këtë të hënën?

Takimet në spital

Një llogari në Twitter ka pohur se “spitalet po anulojnë takimet për pacientët me kancer në ditën e funeralit si shenjë respekti” dhe kjo ka ngritur disa shqetësime për rritjen e kohës së pritjes në spital.

Sa i përket spitaleve lokale, ato pritet të marrin vendimet e tyre për shtyrjen e takimeve bazuar në personelin dhe transportin lokal.

Disa spitale kanë thënë se po funksionojnë si zakonisht, ndërsa të tjerë kanë thënë se do të shtyjnë disa takime rutinë ose jo urgjente, këtu përfshihen operacionet zëvendësuese, kontrollet e lindjes dhe disa trajtime të kancerit.

Postimi i Bedford Hospital në Twitter

Udhëtimi ajror

Aeroporti “Heathrow” në Londër ka njoftuar se 15 për qind e orarit të tij do të vonohet ose do të devijohet për të siguruar që qielli të jetë i qetë gjatë funeralit dhe momenteve të heshtjes.

Ndër anulimet e fluturimeve janë 100 fluturime të “British Airways” dhe katër fluturime të “Virgin Atlantic”.

Në një deklaratë, “Heathrow” tha se “si shenjë respekti, operacionet drejt dhe nga aeroporti do t’i nënshtrohen ndryshimeve të duhura në mënyrë që të shmanget ndërprerja e zhurmës në vende të caktuara në kohë specifike të hënën”.

Sipas Autoritetit të Aviacionit Civil të Mbretërisë së Bashkuar (CAA), pasagjerët, fluturimet e të cilëve preken të hënën, nuk do të kenë të drejtë ligjore për kompensim financiar për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme, raporton euronews.

Shërbime funerale

Përdorues të shumtë të Twitter kanë pohuar se të gjitha funeralet private janë shtyrë të hënën për të shmangur përplasjen me funeralin shtetëror të Mbretëreshës Elizabeth II.

Shoqata Kombëtare e Drejtorëve të Funeraleve tha se disa funerale të planifikuara do të zhvillohen të hënën, ndërsa të tjerët janë shtyrë.

Postimi i Shoqatës kombëtare të Drejtorëve të Funeralëve në Twitter

Shija e redaktorit

Konkursi për gradimin e policëve – “Të fortët” e Policisë...

Konkursi për gradim të policëve nga “Polic i lartë” në “Rreshter” u mbajt më 4 maj, dhe siç nënkuptohet edhe atë ditë do të...

Trepça triumfon në finalen e parë me rikthim ndaj Yllit

Finalja e parë e “Play-off”-it i ka takuar Trepçës. Mitrovicasit edhe pse ishin duke humbur me 13 pikë dallim, të përkrahur nga tifozët kanë...

Kamberi: Pas Malit të Zi edhe Maqedonia e Veriut po...

Analisti politik, Belgzim Kamberi, ka thënë se fitorja bindëse e VMRO-DPMNE-së, nuk është lajm i mirë për Ballkanin Perëndimor dhe as për Bashkimin Evropian...

Të fundit nga rubrika