Si është mënyra e duhur për dezinfektimin e telefonit celular?

Sa herë që prekim telefonin celular me gishta tanë transferojmë bakteret dhe viruset nga pajisja drejt fytyrës dhe gjithçka tjetër që na rrethon. Dezinfektimi i tyre është i nevojshëm, prandaj në këtë artikull mund t’i gjeni format e duhura për ta bërë këtë

Fotografi ilustruese

Njerëzit, dashje pa dashje, janë të varur ndaj telefonit celular.

Atë e mbajmë gjithnjë në duar, ua japim të tjerëve dhe e lëmë në sipërfaqe nga më të ndoturat.

Pastrimi dhe disinfektimi i tij është i domosdoshëm.

Sa herë që prekim telefonin celular me gishta tanë transferojmë bakteret dhe viruset nga pajisja drejt fytyrës dhe gjithçka tjetër që na rrethon.

Për pastrimin e kësaj pajisjeje ju nevojiten:

-Ujë të pijshëm

-Alkol (mbi 70%)

-Shishe spërkatëse

-Pambuk

-Leckë prej mikrofibre

Hiqeni telefonin nga karikuesi dhe çdo fishë tjetër.

Fikeni atë dhe hiqeni këllëfin mbrojtës, i cili duhet pastruar veçmas.

Në një shishe spërkatëse përzieni sasi të barabarta të ujit dhe alkolit.

Uji i rubinetit nuk është i përshtatshëm sepse është i rëndë dhe mund të gërvishtë ekranin.

Tundeni shishen mirë dhe më pas spërkateni leckën prej mikrofibre me të.

Solucioni nuk duhet hedhur kurrë direkt mbi telefonin dhe lecka nuk duhet të jetë qull.

Fërkojeni telefonin në të gjithë gjatësinë dhe gjerësinë e tij, para dhe mbrapa.

Në pjesën e kufjeve, karikimit apo pikave të tjera hyrëse mund të përdorni një kunj veshësh ose dhëmbësh me pak pambuk.

Lëreni telefonin të thahet për 15 minuta përpara se ta përdorni.

Në të njëjtën mënyrë pastroni edhe kufjet, edhe fishën e karikimit apo këllëfin mbrojtës.

Nëse këllëfi është prej silikoni, atë mund ta lani mirë me ujë dhe sapun dhe ta lejoni të thahet natyralisht.

Për këllëfët prej një materiali më të fortë, mund të zgjidhni pastrimin me alkol.

Pas pastrimit të telefonit, mos harroni të lani duart mirë me ujë të rrjedhshëm dhe sapun për mbi 20 sekonda.

Telefoni celular është një pajisje delikate ndaj substanca dhe solucione të caktuara e dëmtojnë atë.

Bëhet fjalë për solucionet e pastrimit të dyshemesë, xhamave dhe tryezave, açetoni, amoniaku apo zbardhuesi i zakonshëm i rrobave dhe i shtëpisë./AgroWeb

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika