Si gatuhen makaronat me spinaq dhe djathë?

Një nga recetat më të lehta dhe të shijshme për drekë apo për darkë është edhe tava e makaronave me spinaq dhe djathë, e cila përmban vlera ushqyese, pasi spinaqi njihet për faktin se është i pasur me hekur

Ilustrim

Pastiçon jeni mësuar që ta përgatisni me mish të grirë apo djathë e qumësht.

Këtu tregohet një mënyrë krejt e re për të shijuar këtë pjatë fantastike me familjarët tuaj.

E përgatitur me kombinimin e kosit dhe spinaqit, pastiçoja do t’ju dhurojë një shije totalisht të re dhe të veçantë.

Mjafton që të ndiqni hapat e treguara më poshtë dhe do të mrekulloheni me këtë recetë.

Përbërësit që ju nevojiten: 500 gr makarona, 600 gr spinaq, 500 gr kos, 1 filxhan çaji qumësht, ½ filxhan çaji vaj, 3-4 vezë, 1  koncentrat, 100 gr djathë, kripë dhe piper i zi/

Përgatitja

Si fillim vendosim makarona që të ziejmë pak në ujë me kripë sa të zbuten.

Ilustrim

Më pas kalojini ato në një tavë dhe hapini duke krijuar një shtresë.

Në një enë tjetër, këshillohet që të rrihni vezët me qumështin dhe vajin.

Shtoni koncentratin pluhur, kripën dhe piperin e zi e në fund kosin.

Tek tava me makarona hidhni djathin e thërrmuar dhe gjysmën e sasisë së masës së përgatitur me kos dhe vezë.

Tek pjesa tjetër e mbetur e kosit me vezë duhet të shtoni spinaqin e grirë.

Përziejeni mirë dhe kalojeni në tavë duke e shtruar në të gjithë sipërfaqen.

Ilustrim

Futeni tavën për t’u pjekur në furrë të ngrohur në 200 gradë dhe lëreni të piqet për 35-40 minuta.

Më pas shikojeni nëse pastiçoja është mpiksur siç duhet, nëse jo atëherë këshillohet që ta lini edhe për 10 minuta të tjera.

Pasi të jetë pjekur pastiçon lëreni që të ftohet pak dhe priteni për ta shërbyer të ngrohtë.

Këtë pjatë mund ta shoqëroni me sallatë me perime të freskëta apo me perime të pjekura sipas dëshirës.

 

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika