“Si në AliExpress”, Tasholli për Gjykatën Speciale: Kur porosit diçka tjetër e të vjen diçka tjetër

“Kur është propozu nuk është bërë me dije se prokurori serb do të marr medalje për bashkëpunimin e mirëfillt që e kanë pas ndër vete. Do të thotë se kur është votuar[nga deputetët e Kuvendit të Kosovës] nuk e kanë dit që zyra e Hagës do të jetë edhe në Beograd. Kur e kanë votuar nuk e kanë dit që Drecun-i ka qu me thasë material atje. Do të thotë është një lojë dhe një kontekst që i ka fut të gjitha palët brenda një kurthi të asaj që sot quhet ‘Ndërmarrje e përbashkët kriminale’”, ka thënë Tasholli

Analisti, Ismail Tasholli

Analisti, Ismail Tasholli në Debat Plus në RTV Dukagjini ka thënë se ka dilema se si Gjykata Speciale është instaluar përbrenda.

“Shpeshherë ne po themi që e kemi votuar vet” por ka shtuar se mënyrë metaforike se si është ‘kontrabanduar’ Gjykata Speciale, “Ajo është si AliExpress, kur porosit diçka tjetër e të vjen diçka tjetër. Në momentin kur është votu, është besu në drejtësi se në s’kemi alternativ tjetër si shoqëri duhet me ditë… veç drejtësinë e kemi”.

“Kur është propozu nuk është bërë me dije se prokurori serb do të marr medalje për bashkëpunimin e mirëfillt që e kanë pas ndër vete. Do të thotë se kur është votuar[nga deputetët e Kuvendit të Kosovës] nuk e kanë dit që zyra e Hagës do të jetë edhe në Beograd. Kur e kanë votuar nuk e kanë dit që Drecun-i ka qu me thasë material atje. Do të thotë është një lojë dhe një kontekst që i ka fut të gjitha palët brenda një kurthi të asaj që sot quhet ‘Ndërmarrje e përbashkët kriminale’”, ka thënë Tasholli.

Ai ka rikujtuar disa intervista të Sllobodan Millosheviqit dhënë mediave ndërkombtare në prag të bombardimeve të NATO-së.

“Millosheviq e jep intervistëne  famshme, ku në pyetjen se çka është UÇK-ja? Në përgjigjen e tij në gjuhen angleze thotë ‘Asgjë’. Janë disa djem të underground-it që janë dillera të drogës e të armatimit e që po dojnë për hesape ekonomike me e kallë një luftë në Ballkan”.

Ai ka thënë se Millosheviqi e vendos në një kontekst të cilin sot Gjykata Speciale e përdor.

Nëse UÇK qenka ‘ndërmarrje e përbashkët kriminale’ ashtu siç po pretendon prokuroria, sipas Tashollitnëse në një situatë ekstreme distopike, “edhe mbishkrimet e varrezave duhet ti ndryshojmë”.

“Nëse në varreza shkruhet se ‘Këtu vdiqën dëshmorët”, ne duhet me fshi, sepse ‘ndërmarrje e përbashkët kriminale’ na pamundëson këtë, pra epitafet e dëshmorëve duhet me i ndrru”, ka thënë Tasholli.

Ai ka thënë se ky është rreziku i këtij interpretimi, duke shtuar se duhet të jemi të kujdesshëm pa alternativë por edhe përballë lojës … “sepse konteksti i inicimit të Gjykatës Speciale është në momentin e një dashurie shimë të rrallë të Evropës me Rusinë dhe si ide vjen nga Kovaçevi, pjesë e Parlamentit Evropian, pjesë e shërbimit sekret rus, shok i mirë i Dick Martyit”.

Tasholli ka thënë se ata që thonë se” ata e votuan[gjykatën] dhe ata le ta bajnë, nuk e shohin kontekstin sepse ata kur e kanë votuar, janë të manipuluar siç duket, sepse është nisë për Dick Martin, sepse është nis për ‘Shpinë e verdhë’. Janë dy krijesa të përqudnume që sot i përdor dhe i përdori Putini që e pamë të gjithë, madje edhe cilësimin ‘Shpi e verdhë’ e ka në akuzën për Zelensk-in”, duke shtuar se janë krejt pak muaj që po e përdor propaganda ruse një cilësim të tillë “për me etiketu Zelensk-in si pjesë e këso lloj trafikimeve”.

Andaj Tasholli është shprehur se si shoqëri duhet të jemi të kujdesshëm dhe duhet të shihen gjërat në mënyrë të qartë që të mos biem viktimë, madje disa gjëra ka thënë duhet parë përtej “dioptrisë politike”, duke thënë se ka njerëz të mirë dhe patriota si në LDK, PDK e Vetëvendosje por edhe në parti të tjera politike.

“Mesazhi i marshit është i qartë dhe [populli] donte unitet, por duhet të gjinden të mirat tona dhe t’i mbledhim, përndryshe s;kemi me mbledh kurr vetën si shoqëri” ashtu siç e ka dëshmuar Evropa se mbi disa vlera të përbashkëta duhet t’i vendosim disa shtylla për me majt kohezionin dhe një shtet “ashtu siç dojna me ju lënë gjeneratave të tjera”.

Në fund Tasholli ka thënë se Kosovën dhe politikën duhet përjetuar “nga konteksti i asaj çka po ju lëmë fëmijëve” duke shtuar se nëse nuk përjetohet politika kështu “siç e përjetojmë shtëpinë kemi me huq gjatë rrugës”.

Shija e redaktorit

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Të fundit nga rubrika