Si trajtohet reuma? Flasin specialistët

Reuma është një term i cili i referohet sëmundjeve kronike dhe akute të cilat karakterizohen nga inflamacioni, butësia e muskujve dhe dhimbjet e kyçeve. Reumatologia Zuka ka thënë se në rastin e artritit reumatoid që është sëmundja më e shpeshtë inflamatore shfaqen dhimbje të nyjeve të duarve dhe të këmbëve

ilustrim

Doktoresha Reumatologe, Sevime Zuka, ka dhënë më shumë detaje për Portalin Dukagjini rreth sëmundjes së reumatizmit.

Zuka ka treguar se simptomat reumatologjike shpeshherë janë të përgjithshme si p.sh. lodhje, plogështi, temperaturë.

Në rastin e artritit reumatoid që është sëmundja më e shpeshtë inflamatore shfaqen dhimbjet e nyjeve të duarve dhe të këmbëve.

Sipas reumatologes, sëmundjet reumatizmale janë disa llojesh, si: Sëmundje inflamatore reumatologjike, sëmundje degjenerative reumatologjike, sëmundje të përziera të indit lidhor, sëmundjet rreth artikulare, sëmundjet autoimune, sëmundjet metabolike.

Faktorët që e shfaqin sëmundjen e reumatizmit sipas reumatologes janë: faktorët gjenetik, faktorët e ambientit të jashtëm, ekspozimi i helmeve, mbipesha, stili i keq i jetës, mungesa e aktivitetit etj.

“Diagnostifikimi i sëmundjeve reumatologjike mund të ketë edhe vonesa kjo për shkak të simptomatologjisë jo specifike”, vijoi Zuka.

Dr. Sevime Zuka, specialiste e reumatologjisë

Reumatologia Sevime Zuka, gjithashtu, ka treguar edhe për komplikimet e tjera të cilat mund të vijnë nga sëmundja e reumatizmit.

“ Sëmundjet reumatizmale-autoimune mund të prekin shumë sisteme në organizëm si p.sh. skleroza sistemike progresive, llupusi eritematoz sistemik, vaskulitet, por diagnoza e shpejtë dhe terapia adekuate mund të parandalojë komplikimet dhe zgjatë jetën e pacientit”.

Ndër të tjerash, Sevime Zuka, ka informuar se sëmundjet reumatologjike janë trashëguese.

Mbi këto informacione të sëmundjes së reumës dhe komplikimeve të tjera që shfaqen si shkak i reumës, për Portalin Dukagjini ka folur gjithashtu edhe Dr. Nderim Salihaj, specialist i Ortopedisë dhe Traumatologjisë.

Ass. Dr. Nderim Salihaj
Specialist i Ortopedisë dhe Traumatologjisë

Ai për Portalin Dukagjini ka dhënë gjithashtu detajet e komplikimeve që mund të shkaktohen.

Salihaj ka treguar se sëmundjet e sistemit ostemuskular, përfshirë dhe sëmundjet degjenerative dhe sëmundjet reumatike, diagnostikohen në bazë të historisë së sëmundjes, ekzaminimeve klinike, radiologjike (rentgen, CT, MRI dhe ECHO) dhe analizave laboratorike që merren përmes gjakut.

Sipas specialistit të Ortopedisë, Nderim Salihaj, diagnostikimi i këtyre problemeve është i shpejtë përveçse në rastet specifike ku duhet të ketë bashkëpunim me reumatologin.

“Trajtimi i sëmundjeve degjenerative nyjore (osteoarterozes) është mjaft kompleks:

  1. Për format e lehta kërkohet ndryshimi i stilit të jetës si: aktiviteteve fizike rekreative aerobike, sporte si bicikleta, noti, rritja e lëvizshmërisë së nyjeve pa ngarkesë, rënia në peshë, përdorimi i barnave antiinflamatore josteroide ( nga familja e Ibuprofenit), forma të ndryshme të terapisë fizikale për forcimin muskular, banjë terapeutike.
  2. Për format mesatare: Përdorimi i suplementeve nyjore me përbërje të glukozaminës dhe kondroitinës, kolagjenit dhe ac hialoronik, aplikime të injeksioneve brenda nyjes me qëllim të rritjes së viskozitetit dhe lubrifikimit të nyjës, ndërhyrje operative në kuptim të korrigjimit të deformimeve të nëngjurit të cilat kontribuojnë në shkatërrimin e nyjes”.

Ndërsa për format e rënda kërkohet proteza totale e gjurit, që nënkupton ndërrimin e nyjes dhe zëvendësimin e saj me material metalik, keramik apo plastik.

Sipas Salihaj, shpeshtësia e këtyre problemeve është në proporcion të drejtë me moshën e pacientëve nga lëndimet eventuale nyjore që kanë pësuar ata, deformitetet eventuale të gjymtyrëve etj.

Nderim Salihaj ka thënë se “Shpeshtësia është e njëjtë me popullatën e shteteve evropiane”.

Gjithashtu edhe osteoartroza ishte komplikim tjetër që vjen nga reuma.

Komplikimet e osteoartrozes janë: dëmtimi i tërësishëm i nyjes, shtangimi dhe humbja e plotë e lëvizjeve të nyjës ( me çka humb edhe mobiliteti i pacientit), në këtë rast preferohet proteza totale e nyjës së dëmtuar.

Ortopedi ka bërë të ditur gjithashtu se problemet reumatike nuk prekin vetëm kockat dhe nyjet por edhe indet e buta përrreth përfshirë: kapsulën, ligamentet, tetivat dhe muskujt duke ndikuar që ato të inflamohen duke shkaktuar dhimbje, shtangim, humbje te forcës muskulare dhe dobësim të përgjithshëm muskular.

Këto probleme shkaktojnë probleme progresive të indeve të buta që reflektohen me humbje të masës muskuare, të forcës dhe humbje të lëvizjeve të nyjeve që ato mbulojnë.

Nderim Salihaj këshillon që në të gjitha këto raste përveç trajtimit reumatologjik të kombinohen forma të ndryshme të trajtimit të muskujve me fizioterapi, fitnes, rekreacion dhe forma e tjera që aktivizojnë muskujt dhe rrisin shkallën e lëvizjeve të nyjeve.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika