Sindikata e policisë e pakënaqur me shtesat e rrezikshmërisë të caktuara nga qeveria

Sindikata e policisë së Kosovës ka kërkuar që shtesat e rrezikshmërisë të mos jenë më të ulëta se 105 euro dhe që për stafin civil, koeficienti të harmonizohet me vendin e punës dhe profesionet që i kryejnë

Sindikata e Policisë së Kosovës vlerëson se shtesat e rrezikshmërisë janë të ulëta dhe se janë të papranueshme për secilën kategori duke i cilësuar si “diskriminuese” për të gjitha njësitë.

“Sa i përket propozimit të Qeverisë për shtesat e rrezikshmërisë, vlerësojmë se janë të ulta dhe nuk e arsyetojnë punën dhe rrezikshmërinë në Policinë e Kosovës, prandaj janë të pa pranueshme për secilën kategori, janë diskriminuese për të gjitha njësitë, sepse të gjithë zyrtarët policorë përballen çdo ditë me rrezik dhe kjo e dëshmon me numrin e zyrtarëve policorë që e kanë humbur jetën gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”, thuhet në komunikatë.

Këshilli drejtues i sindikatës ka dalë me dy kërkesa ku e para është që shtesa për rrezikshmëri të mos mbetet më e ulët se ajo që është pranuar para hyrjes “në fuqi të Ligjit të Pagave, që ka qenë në shtatë nivele duke filluar nga 105 euro dhe më larta 215 euro, ose me përqindje në pagën bazë duke filluar nga 25% deri në 50%” dhe kërkesa e dytë është që “për stafin civil, koeficienti të harmonizohet me vendin e punës dhe profesionet që i kryejnë”.

Ata kanë kërkuar që sa më shpejtë që është e mundur të plotësohen këto kërkesa ndaj policisë së Kosovës.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika