Sindikata e Policisë sot në takim me ministrin Sveçla

Në këtë takim pritet të diskutohet për kushtet e përgjithshme të policisë, si veshmbathja, mjetet e punës, mjetet logjistike, objektet policore, sigurim jetësor dhe shtesa të përhershme të rrezikshmërisë në punë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, sot do të presë në takim Sindikatën e Policisë së Kosovës për të biseduar rreth kushteve të policisë dhe kërkesave që ata kanë parashtruar në protestën e nëntë dhjetorit.

Ky takim pritet të fillojë në ora 11:00.

Kështu ka bërë të ditur të martën për Portalin Dukagjini, Imer Zeqiri, kryetari i kësaj sindikate.

“Po do të kemi një takim me ministrin Sveçla. Do të kemi takim të rregullt rreth kushteve të policisë në përgjithësi dhe sigurisht që do t’i parashtrojmë edhe kërkesat që i kemi paraqitur në protestë, por në këtë takim do të jemi vetëm ne, nuk është NjSI”, ka thënë Zeqiri.

NjSI ka protestuar dy herë qëkur Qeveria propozoi që shtesat për këtë njësi të jenë 150 euro, ndërsa në kërkesë policët kanë thënë se ajo duhet të caktohet në vlerë prej 50 për qind të pagës bazë.

14 kërkesat e parashtruara nga policia në protestën e nëntë dhjetorit ishin përmirësimi i kushteve të punë në përgjithësi, siç janë veshmbathjet, mjetet e punës, mjetet logjistike, objektet policore, duke pasur parasysh se disa objekte policore dhe automjete, si dhe pajisje tjera të domosdoshme për kryerjen e detyrave zyrtare, nuk i plotësojnë kushtet minimale për punë, rrezikshmëria për zyrtarët policorë të jetë permanente dhe të mos varet vetëm nga një vend apo lokacion i caktuar, si dhe kërkojmë që shtesa për rrezikshmëri në punë të jetë nga 25 deri në 50% e pagës bazë dhe të formohet një komision që do të bëjë rivlerësimin e nivelit dhe kategorizimin e shtesave për rrezikshmëri, përfshirja e njësive të caktuara në shtesën për kushte të tregut të punës, ligji për pensionim në moshën 55-vjeçare, e njëjtë me ligjin e FSK-së.

Në mesin e kërkesave ishin edhe sigurimi jetësor dhe rritja e fondit në buxhetin e policisë për shërbimet shëndetësore, me qëllim të mbulimit të shpenzimeve për barna dhe shërbime të tjera, invaliditeti i pjesëtarëve të PK-së, të cilët janë lënduar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, kërkojmë të krijohet një fond apo caktohet një shumë e mjeteve financiare për shkallën e invaliditetit, përfshirja e stafit civil në shtesën për punë specifike, shujta ditore për të gjithë pjesëtarët e policisë së Kosovës, për të gjithë e barabartë, pagesa e udhëtimit për ata që udhëtojnë larg nga vendbanimi deri në punë, shtesa për fundvit e vlerës së një page për të gjithë ata që kanë treguar performancë të mirë gjatë tërë vitit, rikthimi i përvojës së punës për vite në 0.5 siç ka qenë, po ashtu edhe njohja e kualifikimit shkollor, të rikthehen tri pagat përcjellëse për zyrtarët që pensionohen, të lejohet një pagë për të gjithë pjesëtarët e policisë që mund të kenë një rast vdekje në familjen e ngushtë dhe përkujdesja për mirëqenien e familjeve të pjesëtarëve të policisë së Kosovës që kanë humbur jetën gjatë kryerjes së detyrës zyrtare apo janë lënduar. Si për shembull: shkollimi i fëmijëve, punësimi i njërit nga fëmijët apo anëtarë nga familja e ngushtë, sigurimi i vendbanimit nëse nuk kanë.

Çka kërkoi NJSI në protestën para Qeverisë?

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika