S’ka qetësi në veri, demolohen dy vetura në Zveçan

Në komunat veriore sot ka mbizotëruar situatë e qetë, por të martën janë raportuar dy raste ku persona të maskuar pretendohet se kanë sulmuar me gur e mjete të forta makina që iu përkasin pronarëve shqiptarë. Valdet Rrustemi thotë se dje pas orës 23:00 i është dëmtuar vetura dhe është sulmuar me mjete të forta, në praninë e trupave të KFOR-it të cilët nuk kanë reaguar. Që të tejkalohet nga kjo situatë, profesor e gazetar nga komuniteti serb e shqiptar kërkojnë veprime të shpejta nga Qeveria së Kosovës

Foto nga Zveçani, 31 maj 2023.

Ditëve të kaluara u sulmuan veturat e Policisë por tash nuk po kursehen as qytetarët, sidomos në Zveçan.

Gjurmët e sulmit të dhunshëm me mjetë të forta ende janë të pranishme, madje edhe gurët që erdhën nga të gjitha drejtimet.

Pronari i makinës thotë se u sulmua nga perosona të maskuar afër objektit të komunës në Zveçan.

“Prej të trija anëve na kanë sulmuar me shkopinj, bejzbolla me shufra hekuri, edhe guri. Guri është ende në makinë, ma kanë thyer xhamin e përparmë edhe xhamin prapa. Edhe aty anash tek dera e kanë goditur me shufra hekuri”, ka deklaruar Valdet Rrustemi – qytetar i sulmuar në Zveçan.

Për mbrojtje nga sulmi i së martës para mesnatës Rrustemi pretendon se ka kërkuar ndihmë edhe nga KFOR-i por është injoruar.

“KFOR-i ishte 25 metra larg, ndoshta as 15 metra por nuk kanë ndërhyrë… Aty nuk ishin as 15 metra KFOR-i edhe nuk kanë ndërmarrë asgjë. As si ndërmjetësues as si paqeruajtës as asgjë”, ka thënë tutje ai.

Përkundër provave të prekshme, pretendimet e Rrustemit nuk janë vërtetuar zyrtarisht.

Megjithatë i gjithë përshkrimi i tij përputhet me njërin nga dy rastet e sulmit të ngjashëm në Zveçan, të raportuara nga Policia e Kosovës, por të cilat po cilësohen si incidente kriminale.

Për dallim me të martën, sot nuk është raportuar përdorim i dhunës apo ndonjë incident.

Në atë pjesë të padëshiruar mbeten edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Për t’i dalë zot këtij problemi dhe të gjitha kërkesave të parashtruar edhe nga ndërkombëtarët, profesori i shkencave politike, Nexhmedin Spahiu ka një propozim.

“Me kërku që në objektet të komunave të mos futen strukturat paralele edhe që aty të qëndrojnë forcat e EULEX-it deri në zgjedhjet tjera të parakohshme dhe një numër simbolik i policëve të Kosovës që do ta ruajnë flamurin e Kosovës i cili do të qëndrojë aty”, ka thënë Spahiu.

Spahiu thotë se Kosova nuk duhet të pretendojë se mund të ndryshojë politikën ndërkombëtarëve, por duhet të peshojë dëmin dhe dobinë nga çdo vendim.

Në komunitetin serb, vendimet dhe qëndrimet e Kurtit po interprertohen si fakte përmes së cilave ndërkombëtarët po e gjykojnë kryeministrin si të njëanshme dhe në dëm të komunitetit serb.

“Ekzistojnë dy mundësi: me dhanë dorëheqje edhe KFOR-i me urdhër me e largu policinë e shtetit të Kosovës nga ndërtesat e komunave në veri të vendit. Ose Kurti sikur në disa raste të kaluara me marrë disa vendime 5 minuta para orës 12:00 (në mesnatë) edhe me tregu që nuk është më politika lider i cili bë probleme, tash është në rrugë të njëjtë ashtu si insiston administrata amerikane”, ka deklaruar Branislav Kërstiq – Gazetar.

Kërstiq pret zgjidhje të shpejtë të mospajtimeve, por mendon se Kurti ka rënë në kurthin e presidentit serbe i cili ka koordinuar lëvizjet në veri të Kosovës, por që sipas tij humbës në fund janë të gjithë sidomos popullsia lokale në komunat veriore.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika