Sopjani: Të kërkohet proces i ri i dialogut dhe ndërmjetësues të rinj

Shkelzen Sopjani, ish-inspektor në AKI ka thënë se ndoshta është mirë të kërkohet proces i ri i dialogut dhe ndërmjetues të rinj

Shkelzen Sopjani, ish-inspektor në AKI

Shkelzen Sopjani, ish-inspektor në AKI, në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini, ka thënë se procesi i dialogut është i “rënduar”.

Sopjani ka thënë se ndoshta është mirë të kërkohet proces i ri i dialogut dhe ndërmjetuesit e rinj.

“Ndoshta është mirë të kërkohet proces i ri i dialogut dhe ndërmjetuesit e rinj”, ka thënë Sopjani.

Për akuzën e kryeministrit Kurti drejt Lajçakut si i anshëm në dialog, Sopjani ka thënë se ka më shumë se një vit që ndërmjetuesit kanë qenë të anshëm.

“Po shihet qartazi, e kam thënë më shumë se një vit që ndërmjetuesit kanë qenë të anshëm…Kjo anshmëri nuk ka qenë befasuese marrë parasysh pozicionet ose shtetet prej nga vijnë. Nëse kthehemi dhe e bëjmë një vlerësim të shkurtë të pozicionit paraprak të Lajçakut në Bosnjë e Hercegovinë si përfaqësues i posaçëm i Sekretarit të Përgjithshmëm të OKB-së, edhe atje e kemi parë që Lajçaku nuk ka qenë i paanshëm as në Bosnjë e Hercegovinë, e lëre më në Kosovë ”, ka thënë Sopjani.

Sopjani ka thënë se edhe atje (Bosnjë e Hercegovinë), në kohën e Lajçakut si përfaqësues special, Dodiku dhe Republika Serbe “ë shumë kanë shkuar duke u larguar nga Federata e Bosnjës se sa duke u integruar në të”.

“Për mua, prapë po e theksoj nuk ka qenë diqka e papritur ose befasuese në këtë aspekt”, ka shtuar ai.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në një konferencë për media sot e ka akuzuar emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, se është koordinuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Ai ka thënë se të dy kishin për qëllim që marrëveshja bazike në mes të Kosovës dhe Serbisë të mos zbatohej në plotni, por vetëm pjesa për Asociaiconin.

Lexo dhe: Kurti akuzon Lajçakun për koordinim me Vuçiqin

“E kuptova që dokumenti i Serbisë që në titull tregonte shpërfilljen e marrëveshjes bazike, së pari zbatimi i Asociacionit dhe pastaj diskutimi për planin e BE-së, në fakt ishte shndërruar në qëndrim të Lajçakut. Si i tillë, Lajçaku dhe Vuçiqi dukej se ishin koordinuar, me një qëllim të vetëm që ta bëjnë të pamundur një skenar në të cilin marrëveshja zbatohet në plotni dhe t’i japin jetë një skenari alternativ, që gjysma e marrëveshjes zbatohet, kurse pjesa tjetër të mos zbatohet”, ka thënë ai.

Në këtë konferencë për media, kryeministri Kurti ka dhënë detaje edhe për takimin e fundit trilateral në Bruksel.

Kurti ka thënë se në atë takim e kishte propozuar një plan të sekuencimit ku përfshihet zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit, të secilit nen.

Lexo dhe: Kurti: Në Bruksel propozova plan të sekuencimit, Vuçiq dhe Lajçak reaguan njëjtë me shpërfillje

Sipas tij, me të parë propozimin, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe Miroslav Lajçak kanë vepruar njëjtë me shpërfillje të koordinuar.

“Në takimin e dytë atë trilateral, me pjesëmarrjen e Vuçiq, u ekspozova përball një skenari, të cilin duket se Lajçak e kishte dizajnuar kohë më parë. Pasi i propozova palëve një plan të sekuencimit të punuar nga Kosova, i cili është dokumenti i parë që e propozoj në një takim të nivelit të lartë, edhe pse Bislimi i ka propozuar në katër muajt e kaluar edhe dy plane të sekuencimit që janë refuzuar. Vuçiq dhe Lajçak reaguan me të njëjtin mendim dhe të njëjtën shpërfillje të koordinuar. Të dy thanë që ky plan është jorealist dhe rruga e vetme përpara është zbatimi i pasekuencuar i pikës së negocimit të një Asociaiconi të Komunave”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika