Sot mbahen takimet e radhës në Bruksel

Të enjten në Bruksel pritet të vazhdojnë bisedimet në mes të kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviq, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian

Të enjten [sot] në Bruksel pritet të vazhdojnë bisedimet në mes të kryenegociatorit të Kosovës Besnik Bislimi dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviq, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Kështu ka bërë të ditur për Radio Dukagjini, Klisman Kadiu – këshilltari i zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi.

Edhe në këtë takim, temë kryesore pritet të jetë dinari.

Megjithatë ende nuk dihet se a do të ketë takim trepalësh apo vetëm dypalësh. E kjo varet nga zhvillimet e takimeve të nesërme.

Ndryshe, të martën e 23 prillit, emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, shprehu pritshmërinë që bisedimet e së enjtes në Bruksel do të bazohen në ide konkrete.

Ai ka thënë se është duke punuar për të gjetur një zgjidhje për çështjen e dinarit.

Në takimet e fundit me kryenegociatorët, Lajçaku thotë se kanë arritur që ta ngushtojnë hendekun.

“Nga Bosnja u ktheva në Bruksel për vazhdimin e përpjekjeve të Kosovës dhe Serbisë për të gjetur një mes në lidhje me të ashtuquajturën ‘çështje të dinarit’. Diskutuam një zgjidhje të mundshme të përkohshme për qytetarët e prekur nga vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës për operimin me para të gatshme dhe besoj se ia dolëm ta ngushtojmë hendekun. Në të njëjtën kohë, disa dallime mbeten dhe për këtë arsye do të pres sërish dy kryenegociatorët në Bruksel dhe pres që bisedimet tona të bazohen në ide shumë konkrete, të cilat do të na mundësonin të ecim përpara në interes të popullit”, ka shkruar ai në Facebook.

 

Nesër mbahen takimet e radhës në Bruksel

 

 

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika