Speca të mbushur në tigan në mënyrën japoneze: Bëhen shumë shpejt dhe konsiderohen si një specialitet i paparë

Disa kuzhinierë para se t’i mbushin me mish i spërkasin specat me miell në mënyrë që përzierja të qëndrojë në vend

Përbërësit:

▪ 4 – 9 speca të vegjël,

▪ 300 gr mish i grirë,

▪ 1 qepë e vogël,

▪ 1/4 filxhan thërrmija buke,

▪ 1 vezë,

▪ kripë,

▪ piper.

Për salcë:

▪ 2 lugë gjelle keçap,

▪ 2 lugë gjelle salcë

Foto ilustrim

Përgatitja:

Përzieni përbërësit për salcën dhe lëreni mënjanë. Grini imët qepën.

Në një enë vendosni vezën, thërrimet e bukës dhe mishin e grirë, e marinoni dhe e përzieni mirë masën dhe qepën e grirë imët.

Pritini specat përgjysmë për së gjati dhe pastrojeni, më pas mbushini me përzierjen.

Ngrohni pak vaj në tigan dhe rendisni specat me masën poshtë. Mbuloni dhe skuqni specat për tre deri në katër minuta.

Rrotulloni specat dhe vazhdoni t’i skuqni për rreth tre deri në katër minuta. Përhapeni salcën mbi përzierjen/ Telegrafi.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika