Stano i reagon Konjufcës: BE-ja i di detyrat e veta, t’i dini edhe ju tuajat

"BE i di detyrat e veta, përqendrohet në to dhe i kryen punët e saj. Edhe këta njerëz duhet të bëjnë të njëjtën"

Peter Stano

“Kur z. Borrell ta shkruajë atë raport, është mirë ta shkruajë se bankat serbe ilegale u mbyllen, sepse ishin të tilla d.m.th të shkruajë kështu që ishin ilegale”.

Kështu kërkoi i kryeparlamentari, Glauk Konjufca, shefit të diplomacisë së BE-së, Joseph Borrell, në lidhje me raportin për heqjen eventuale të masave ndëshkuese.

Kësaj i është përgjigjur zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, i cili ka thënë se nuk komenton deklarimet e rastësishme të zyrtarëve të ndryshëm shtetërorë.

“Nuk komentojmë deklarata të rastësishme të zyrtarëve të ndryshëm shtetëror. BE i di detyrat e veta, përqendrohet në to dhe i kryen punët e saj. Edhe këta njerëz duhet të bëjnë të njëjtën”, ka thënë Stano për “KosovoOnline”.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika