Stoltenberg thotë se NATO-ja i dënon sulmet terroriste në termat më të ashpër të mundshëm, duke shtuar se “Izraeli nuk qëndron i vetëm”

Sekretari i përgjithshëm, Jens Stoltenberg, ka theksuar se NATO-ja i dënon sulmet terroriste në termat më të ashpër të mundshëm, duke shtuar se “Izraeli nuk qëndron i vetëm”

Pamje nga NATO

Ministrat e Mbrojtjes kanë filluar takimin në selinë e NATO-s në Bruksel, me ç’rast po diskutohet për sulmet terroriste të Hamasit kundër Izraelit.

Aleatët e NATO-s e kanë dënuar sulmet terroriste të Hamasit kundër Izraelit. Lufta, e cila u ndez nga sulmi befasues i Hamasit në Izrael të shtunën, ka marrë tashmë të paktën 2.400 jetë nga të dyja palët.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, i ka informuar ministrat me videokonferencë mbi mizoritë e kryera nga Hamasi kundër civilëve izraelitë dhe shtetasve të disa aleatëve të NATO-s.

Sekretari i përgjithshëm, Jens Stoltenberg, ka theksuar se NATO-ja i dënon sulmet terroriste në termat më të ashpër të mundshëm, duke shtuar se “Izraeli nuk qëndron i vetëm”.

Aleatët kanë shprehur solidaritet me Izraelin, duke e bërë të qartë se ai ka të drejtë të mbrohet me proporcionalitet kundër këtyre akteve të pajustifikueshme të terrorit.

Ata kërkuan që Hamasi të lirojë menjëherë të gjithë pengjet dhe për mbrojtjen sa më të plotë të civilëve. Aleatët e bënë të qartë gjithashtu se asnjë komb apo organizatë nuk duhet të kërkojë të përfitojë nga situata ose ta përshkallëzojë atë.

Një numër i aleatëve të NATO-s e bënë të qartë se ata po i ofrojnë mbështetje praktike Izraelit ndërsa ai vazhdon t’i përgjigjet situatës.

 

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika