Sveçla: Zyrtarët Komunal të Zgjedhjeve dhe zyrtarët policor janë sulmuar me shok bomba dhe me të shtëna në ajër nga grupe të organizuara

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sfeçla ka thënë se qëllimi i sulmit në veri është pengimi i përgatitjeve për zgjedhjet e jashtëzakonshme të cilat pritet të mbahen me 18 dhjetorë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla





Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, Xhela Sveçla, ka dhënë detaje  për  sulmimin në Zubin Potok dhe Mitrovicë të Veriut, ku ka thënë se “Policia e Kosovës pasi ka pranuar kërkesën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, sot ka asistuar për funksionalizimin e zyrave të Komisioneve Komunale Zgjedhore në Zubin Potok dhe Mitrovicë të Veriut”.

“Nga grupe të organizuara me disa individë prej tyre të maskuar, Zyrtarët Komunal të Zgjedhjeve dhe zyrtarët policor janë sulmuar me shok bomba dhe të shtëna në ajër, për të ndaluar ushtrimin e detyrës së tyre zyrtare”, ka deklaruara Sveçla për RTV Dukagjinin.

Më tej, i pari i Ministri së Punëve te Brendshme ka treguar qëllimin e këtyre sulmeve që sipas tij, kanë për synim pengimin e vazhdimit të procesit të përgatitjes për zgjedhjet e jashtëzakonshme që pritet të mbahen më 18 dhjetor të këtij viti.

“Sulme të tilla si ky sot me qëllim të bllokimit të procesit zgjedhor janë të papranueshme. Organizimi i zgjedhjeve është obligim kushtetues ndërsa pjesëmarrja në to është e drejtë e qytetarëve që nuk mund të cenohet nga askush”, ka shtuar ai .

Policia e Kosovës ka nisur punën e saj për t’i identifikuar të gjithë kriminelët e përfshirë në këtë ngjarje për t’i ballafaquar me drejtësinë ka thënë Sveçla.

“Policia do të vazhdojë angazhimet sipas mandatit të saj në gjithë Republikën e Kosovës për ofrimin e sigurisë, garantimin e rendit dhe sundimin e ligjit”, ka përfunduar ai.





Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika