Tahiri: AAK nuk ka as hak, as hile për këto zgjedhje

Besnik Tahiri nga AAK=ja ka deklaruar se partia e tij nuk mban përgjegjësi për zgjedhjet e reja dhe se situata politike është rezultat i mungesës së marrëveshjes politike.

“Për me marrë pozitën e presidentit duhet me i pas 80 vota. Për me mrri në atë situacion duhet kriter për me ardh aty. AAK nuk ka as hak as hile për këto zgjedhje. As nuk na keni thirr, as nuk kishim ardh”, deklaroi Tahiri.

Tahiri ne “Debat Plus”  tha se AAK-ja po përballet me një betejë ligjore që, sipas tij, i është imponuar opozitës.

“Është betejë ligjore që na u ka imponu. AAK-ja ka me bo luftën me krejt fuqinë e vet në këtë betejë ligjore”, u shpreh ai.

Tahiri theksoi se partia e tij nuk ka dashur që vendi të shkojë sërish në zgjedhje.

“S’kemi dashtë me i qit edhe një milion popull”, tha ai.

Ai kritikoi edhe qeverinë, duke kërkuar fokus më të madh në qeverisje dhe problemet e qytetarëve.

“Kur flet për popullin, qeverise bre burrë. Veç prej shirita. Qeverise”, deklaroi Tahiri.

Sipas tij, nuk bëhet fjalë për inate personale, por për një ngërç politik që po e dëmton vendin.

“Nuk ka inate personale. Ka ngërç politik. Ka përça popullin. Në një situatë është kah na vjen buzë problemeve serioze”, përfundoi Tahiri.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika