Tahiri: Ka arsyeshmëri që të nisim një komision hetimor për tenderët njëburimorë

Shefi i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se janë 220 kontrata njëburimore të nënshkruara nga shtatë institucione të Qeverisë Kurti

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se janë 220 kontrata njëburimore të nënshkruara nga shtatë institucione, të cilat, sipas tij, kapin shumën mbi 150 milionë euro.

Në seancën e jashtëzakonshme po shqyrtohet Propozim-rezolutës për numrin e madh të kontratave njëburimore të nënshkruara gjatë mandatit të Qeverisë Kurti.

“Nëse i shohim kontratat njëburimore të autoriteteve kontraktuese si grup parlamentar në hulumtimin që e kemi bërë në shtatë institucione del që vlera totale për vitin 2022 dhe 2023, del rreth 153 milionë e 889 mijë e 875 euro e 90 centë. Janë 220 kontrata. Institucionet që i kanë nënshkruar këto kontrata, prin KEK me 101 milionë e 152 mijë e 705 euro e 50 centë. Këto që i përmenda në total për dy vite kapin shumën e 153 milionë e 883 mijë euro apo janë 220 kontrata njëburimore të nënshkruara nga këto 7 institucione”, tha ai.

Ai ka theksuar se ka një arsyeshmëri të mjaftueshme që të nisin një komision hetimor për ta bërë një hetim parlamentar mbi këto kontrata.

“Me aq sa kemi parë në hulumtimin tonë, në këto 220 kontrata ka material të mjaftueshëm për Prokurori dhe mendoj që hetimi parlamentar do t’i kanalizojë qartë. Është e patolerushme që të shkojë edhe më tutje ky avaz i nënshkrimit të këtyre kontratave”, shtoi më tej Tahiri.

Tahiri thotë se ato që kanë qenë problematike gjatë kohës së Qeverisë Kurti, janë dy lloj të kontratave që sipas tij “realisht janë burim i korrupsionit”.

“Për një lloj të tyre kemi shifra konkrete që do t’i prezantojmë, ndërsa për një lloj tjetër nuk kemi fare, pra kur flasim për kontratat sekret, nuk dimë asgjë se çfarë ka ndodhur, duke përfshirë edhe çështjen e rezervave shtetërore, blerjen e armëve… nuk e dimë as vlerën e tyre, as llojet e produkteve që janë blerë, këtu përfshihen edhe vaksinat kundër COVID-19. Për këto dy vite KEK i ka nënshkruar 87 kontrata në vlerë rreth 102 milionë euro pa e përfshirë vitin 2021”.

“Çështje tjetër për shembull e shohim Ministrinë e Kulturës, me 36 kontrata njëburimore. Pastaj, MSH-ja pa i përfshirë vaksinat, i kemi afër 4 milionë euro me 6 kontrata, në vitin 2022-2023. Pastaj Ministria e Arsimit në vitin 2022 – 2023 janë 19 milionë euro në 30 kontrata, pastaj MPB-ja jo kontrata sekret… por njëburimore janë 20 kontrata për dy vite rreth 21 milionë euro. Pastaj, MINT i ka 5 kontrata dhe Ministria e Infrastrukturës me 32 kontrata”, tha ai.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika