Tahiri për Asociacionin: Është një çështje pa kthim që fatkeqësisht do të realizohet pa njohje reciproke

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka deklaruar se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe tashmë është një çështje pa kthim, e cila, sipas tij, do të realizohet pa njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, i ftuar në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, njëherësh ish-ministër i Drejtësisë, ka deklaruar se çështja e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe tani është çështje pa kthim, gjë që, sipas tij, do të realizohet pa njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.

“Siç duket, Kurti e ka marrë një drejtim, na ka bërë të qartë në dy seancat e fundit, po ashtu me kushtet e tij, duket se tashmë kjo do ta ketë një epilog së shpejti. Çështja e jetësimit të saj që ne e quanim Asociacioni, Kurti e quante Zajednicë, është një çështje pa kthim që tashmë do të realizohet, mirëpo, fatkeqësisht jo me njohje”, ka deklaruar Tahiri në emisionin Debat Plus.

Tahiri ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke lënë gjurmë në dialogun Kosovë-Serbi, pasi, sipas tij, sot është një situatë e re kur edhe marrëveshjet nga diskutimi kanë kaluar në dokumente.

“Qe pse po lë gjurmë, ne sot kemi një situatë të re në dialog, ne sot kemi një marrëveshje para vetës në dialog, ne sot e kemi planin franko-gjerman, kemi parë sa kemi atë prej mediave edhe RTV dukagjini që ka nxjerrë në publik i pari një dokument jashtëzakonisht të rëndësishëm”, është shprehur Tahiri i PDK-së, për përgjigjen se pse Kurti po lë gjurmë në dialog.

“Nuk vijnë marrëveshjet në tavolinë merre ose lëre, ky është angazhim i përbashkët, kjo marrëveshje, plani franko-evropian është produkt i një diskutimi deri në shtator të vitit të kaluar, nga 1 shtatori ka filluar ta marrë formën si dokument”, është shprehur tutje ai.

Tahiri ka deklaruar se PDK-ja ka kërkuar nga Kurti që kjo marrëveshje në qendër ta ketë njohjen reciproke, duke shtuar se Kosovës dhe popullit i duhet çështja me Serbinë të mbyllet.

Tutje, ai ka thënë se një prej fushave që kryeministrin Kurti PDK-ja e ka lënë të qetë, ka qenë pikërisht dialogu.

“Asnjëherë nuk e kemi lënë në pozitë të sikletshme, sepse në raport me Serbinë duhet të sillemi në të kundërtën prej asaj që ka bërë VV-ja në të kundërtën”, është shprehur ai.

Ndërkaq, ai ka thënë se një marrëveshje është një propozim i një angazhimi dy vjet në dialog mes Kosovës dhe Serbisë, “ato normalisht kanë palët që nuk pajtohen, mirëpo është një draft, i cili në pjesë të ndryshme është diskutuar nga zyrtarët tanë dhe zyrtarët e shtetit serb në kuadër të këtyre bisedimeve”, ka thënë ai.

Po ashtu, ai ka thënë se PDK-ja e ka pyetur kryeministrin Kurtin se cilat janë çështjet që ka propozuar Kosova në lidhje me marrëveshjen, por nuk ka marrë përgjigje.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika