Tahiri për kundërshtimin e Listës Serbe: Kosova nuk mund të kërcënohet dhe nuk duhet të ndihet e kërcënuar

Në një konferencë për media shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka folur edhe mbi reagimin e Listës Serbe pas betimit të kryetarit të Mitrovicës së veriut, Erden Artiq

Besnik Tahiri

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, në një konferencë për media, gjatë kësaj të shtune, ka folur edhe mbi reagimin e Listës Serbe pas betimit të kryetarit të Mitrovicës së veriut, Erden Artiq.

Tahiri ka thënë se Kosova nuk mund të kërcënohet dhe se nuk duhet të ndihet e kërcënuar.

“Kosova nuk mund të kërcënohet dhe nuk duhet të ndihet e kërcënuar”, ka thënë Tahiri.

Tahiri nga AAK-ja është shprehur se Kosova nuk ka nevojë të frikësohet nga serbët e Kosovës, sepse ata janë komunitet.

Ai shton se Serbia nuk do ta destabilizojë vetëm Kosovën, por dhe rajonin.

“Kosova nuk ka nevojë me u frikësu prej serbëve të Kosovës, ata janë komunitet… Serbia  do të destabilizojë jo vetëm Kosovën por dhe rajonin”, ka thënë ndër të tjerash, shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.

Reagimi i Listës Serbe pas betimit të kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq 

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, në një konferencë për media të premten, ka thënë se me dhënien e betimit të kryetarit të ri të Mitrovicës së veriut, Erden Atiq nga Lëvizja Vetëvendosje, “ka filluar zyrtarisht pushtimi i veriut, e do të përfundojë kur të vendosin serbët”.

Simiq i ka dhënë afat kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, deri më 1 qershor, për të “ndaluar represionin, shpronësimin, arrestimin, persekutimin dhe sulmet ndaj serbëve”.

Ai ka shtuar se nëse kjo vazhdon, “përgjigjja e popullit serb do të pasojë më 1 qershor, ata do ta mbrojnë veten me të gjitha mjetet”, ka deklaruar Simiq, duke mos cekur se cilat janë këto mjete.

Simiq ka thënë se si parti kanë arritur ta ruajnë qetësinë dhe t’i frenojnë njerëzit që të mos reagojnë ndaj emërimit të një “kryetari të rremë”, raporton REL.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika