Tahiri pyetje publike Kurtit: Lufta ka përfunduar më 99-tën, kush kreu krime deri në fund të vitit 2000?

Ka reaguar shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, lidhur me miratimin e ligjit për Institucionin e Krimeve të Kryera gjatë luftës në Kosovë

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka reaguar në lidhje me  Institutin për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, i cili u miratua mbrëmë në orët e vona në Kuvendin e Kosovës.

Abelard Tahiri potencoi se lufta ka përfunduar në qershor të vitit 1999, ndërsa ligji parasheh të formojë institucione për kërkime të kryera deri në vitin 2000.

Ndër të tjera, ai ka pyetur se në cilën zonë operative e kanë target këto analiza, cilët komandantë e ushtarë të UÇK-së, përfshirë edhe KFOR-in.

“Nuk mund ta kuptoj se çfarë borxhi kaq të madh ka Albin Kurti ndaj Serbisë, aq sa interpretimet e saj politike t’ia akomodojë në normën ligjore, siç ishte rasti i djeshëm me kohëzgjatjen e analizës së krimeve të luftës deri me datën 31 dhjetor, 2000”, ka shkruar Tahiri.

“Kur lufta ka luftuar në qershor të 1999-tës, kush paska bërë krime deri në dhjetor të 2000-tës? Çilën e zonës operative e paskan në target këto analiza? Dukagjinin? Drenicën? Llapin? Kush qenkan ata kryerës të krimeve të luftës në vitin 2000? Komandantët, ushtarët e UÇK-së, KFORI?”, ka vijuar ai.

Tutje miratimin e këtij ligji, që do të hulumtojë krime të luftës deri në dhjetor të 2000-tës, Tahiri e kq quajtur vendim antihistorik e antikombëtar.

“Miratimi i Ligjit për Institucionin e Kërkimeve të Kryera gjatë luftimit në Kosovë nga koalicioni Zdravo i udhëhequr nga Albin Kurti, gjatë seancës së ashpër të ditës së djeshme, gjatë seancave pretendohet të hulumtohen krime lufte deri në dhjetor të 2000-të, është një veprim antihistorik e antikombëtar dhe i pafalshëm, përmes së cilës legalizohet kërkesa e kamotshme të Serbisë”, ka shkruar Tahiri.

Njëherit, ai akuzuar Qeverinë Kurti se ka një koordinim me palën serbe për amnistinë e krimeve të kryera nga ana e tyre dhe se ky koordinim po vazhdon tutje, edhe me largimin e veteranëve të UÇK-së nga paga minimale.

“Se këtu ka një koordinim për akomodimin dhe amnistinë e Serbisë për krimet e kryera në Kosovë, është mjaft i qartë dhe ky koordinim po jepet e para. Në këtë vijë, Albin Kurti dhe Milan Radojçiqi dje u kujdesën edhe për përuljen e padinjiteteve që Qeveria Zdravo u bëri veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me largimin e tyre nga kompensimi paralel me pagën minimale”, ka theksuar Tahiri.

Gjithashtu, ai bëri edhe disa pyetje për Qeverinë e Kosovës.

“Ku jeni nisur kështu? Po shkoni? Çfarë borxhi keni ndaj Serbisë ?”, ka shkruar Tahiri.

Ndryshe, ligji i cili u miratua mbrëmë në orët e vona, respektivisht ligji i veçantë apo Instituti i krimeve të kryera gjatë luftës, do të jetë kompetent për kryerjen e hulumtimit dhe dokumentimit të krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë. Ky ligj do të hulumtojë krimet e luftës nga aspekti historik, ushtarak, ekonomik, juridik, ekologjik, kulturor, psikologjik, mjeko-ligjor e sociologjik.

Njëherit, Instituti do të hulumtojë dhe publikojë të dhëna për krimet e luftës dhe po ashtu siguron të dhëna të humbjeve në njerëz, dëmeve fizike dhe shpirtërore.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika