Tahiri: Qeveria të sqarohet për aferën milionëshe ku u përfshi ambasadori Berishaj

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti të sqarojë lidhur me raportimet e mediave sllovene për aferën milionëshe, ku pretendohet të jetë i përfshirë ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Anëtari i LDK-së, Xhafer Tahiri ka thënë se “hulumtimi i fundit flet për 100 milionë euro, para të cilat janë menaxhuar nga kompania “GEN” e me të cilat, sipas tij, është financuar edhe fushata e Albin Kurtit”.

Tahiri ka thënë se LDK-ja kërkon që këto dyshime shqetësuese që rëndojnë imazhin e Kurtit, të adresohen nga Qeveria.

Ndërkaq, kryetari i degës së LDK-së në Ferizaj, Visar Azemi, në lidhje me mungesën e materialit për pasaportave ka thënë se po bëhen pesë muaj që qytetarët s’kanë mundësi të nxjerrin pasaporta të reja dhe as të aplikojnë për to, duke theksuar se liria e udhëtimit është e drejtë bazike dhe se nuk është luks.

“Liria e udhëtimit është një e drejtë bazike, s’është luks. Në kohën kur ne të gjithë jemi mobilizuar në vend por edhe mekanizmat ndërkombëtarë të BE-së për të na ofruar liberalizimin e vizave, shteti nuk ka aftësi t’i pajisë qytetarët me pasaporta”, ka thënë Azemi.

“Mungesa e aftësisë për planifikim të duhur ka bërë që këto materiale të mungojnë për muaj të tërë”, ka thënë tutje ai.

Ndër të tjera, ai ka thënë se për shkak të mungesës së pasaportave, mërgimtarëve të Kosovës po u rrezikohet puna dhe qëndrimi në vendet ku jetojnë.

“Pra, kemi të bëjmë me një dëshmi për paaftësinë e këtij pushteti për të qeverisur në të mirë të qytetarëve”.

Ndërkaq, Ministria e Punëve të Brendshme, në një përgjigje për RTV Dukagjini, ka thënë se në fund të muajit janar pritet të fillojë furnizimi me material.

“Ministria e Punëve të Brendshme, ju njofton se në fund të janarit pritet të fillojë furnizimin me material. Me ketë rast Ministria e Punëve të Brendshme shpreh keqardhje për situatën e krijuar dhe kërkon mirëkuptim nga të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, deri në zgjidhjen e kësaj çështjeje”, thuhet në përgjigje.

Ministria e Punëve të Brendshme së fundmi ka lidhur një kontratë me vlerë prej 4 milionë eurosh me një kompani gjermane për furnizim me material të tillë.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika