Tahiri: Shpërbërja e Kuvendit vetëm pas shkarkimit ose dorëheqjes së Kurtit

Lidhur me shpërbërjen e Kuvendit të Kosovës, Bensik Tahiri ka deklaruar se për AAK-në, kjo mund të ndodhë vetëm në rast se kryeministri shkarkohet ose dorëhiqet

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka deklaruar se shpërbërja e Kuvendit të Kosovës mund të ndodhë vetëm kur të shkarkohet kryeministri ose nëse ai jep dorëheqje.

“Ne sot jemi në ditën kur në Strasburg ambasadorët diskutojnë a me hy a po jo Kosova në agjendën e Komiteteve të Ministrave. Paramendoni kryeministri i vendit, një ditë para se të vendoset për anëtarësimin e Kosovës, ai merret me zgjedhje. Me të vetmen arsye me mbulu një marre, me mbulu një dështim total. Sa i përket çështjes që u bë pastaj temë mediale e shpërbërjes së parlamentit. Në shpërbërjen e parlamentit nuk e kemi diskutuar asnjë moment në Kuvendin e Kosovës. Ne si Aleancë e kemi propozuar një mocion votëbesimi në Kuvend. Shpërbërja e parlamentit për AAK-në mund të ndodhë vetëm atëherë kur kryeministri shkarkohet ose dorëhiqet”, ka thënë ai.

Tahiri në një prononcim për medie ka thënë se AAK-ja me rezultatet që do t’i ketë në zgjedhjet e ardhshme do të jetë befasi.

Kjo pasi, sipas tij, organizmi strukturor i AAK-së kurrë nuk ka qenë më i fuqishëm, as në Kosovës e as në diasporë.

“Po e them pa modesti, për shkak se organizmi strukturor i Aleancës kurrë nuk ka qenë më i fuqishëm. As në Kosovës e as në diasporë. Edhe unë mendoj që rezultati jonë do të jetë befasia e zgjedhjeve. Mirëpo shkuarja në zgjedhje përmes një marrëveshje kërkon më shumë korrektësi”, ka thënë ai.

Sa i përket takimit të mbrëmshëm në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se në atë takim ka pasur diskutime për agjenda legjislative.

“Takimi i mbrëmshëm i ka shpërfaqë dy të vërteta të mëdha. E vërteta e parë është që në këtë takim nuk ka pasur diskutim për temën po për agjendën legjislative. Siç shihet, nuk është problem votimi i 300 milion euro të marrëveshjeve ndërkombëtare, por problemi është se si Kurti ta gjejë një dalje, të cilën mund t’ia mundësojë opozita, në mënyrë që atij t’i mundësohet një amnisti e keqqeverisjes, e dështimit në politikën e brendshme si dhe të jashtme. Mbi të gjitha, të anëtarësimit të Kosovës në KiE”, ka deklaruara ai.

Mes të tjerash, ai ka thënë se AAK-ja do të takohet me Kurtin vetëm nëse ka të bëjë me tema të interesit nacional.

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e Krasniqit

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika