Takimet në Davos, Kroacia mbështet Kosovën në rrugën drejt BE-së

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti me të cilin ka biseduar për situatën në rajon

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka njoftuar se në margjina të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Plenkoviq, me anë të një postimi në platformën “X”, ka shkruar se me Kurtin kanë biseduar për situatën në rajon.

“Me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, diskutova për situatën në rajon. E përgëzova për heqjen e regjimit të vizave, si dhe i shpreha mbështetjen tonë për anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe në rrugën drejt BE-së”, ka shkruar Plekonviq.

Kryeministri korat tutje ka shtuar se Kroacia dhe Kosova do të vazhdojnë me forcimin e bashkëpunimit ekonomik.

 

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, është takuar me ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien.

Gjatë takimit, Kurti tha se O’Brien ka shprehur vlerësimin për përparimin ekonomik dhe demokratik të Kosovës.

Po ashtu, kreu i ekzekutivit tha se Brien ka pranuar përmbajtjen e Kosovës përballë sulmeve dhe provokimeve nga ana e Serbisë.

Ai theksoi se SHBA-ja mbet një aleat i çmuar për Kosovën, teksa shton se pret bashkëpunim të vazhdueshëm.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika