Një nga talentet më premtues të futbollit kosovar, Blendon Llalloshi, ka bërë debutimin e tij në elitën e futbollit vendor gjatë ndeshjes së së dielës në Superliga e Kosovës, ku KF Llapi u përball me KF Drita.
Për 19-vjeçarin nga Podujeva, kjo paraqitje shënon hapin e parë në Superligë, pasi më herët kishte marrë minuta vetëm në garat e Kupës së Kosovës me skuadrën e parë të Llapit.
Llalloshi, i cili aktivizohet si mesfushor ofensiv, vlerësohet si një ndër produktet më cilësore të akademisë së Llapit. Paraqitjet e tij me grupmoshat e reja dhe zhvillimi i vazhdueshëm kanë bërë që ai të fitojë besimin e stafit teknik për të debutuar në nivelin më të lartë të futbollit kosovar.
Debutimi i tij konsiderohet një sinjal pozitiv për të ardhmen e klubit nga Podujeva, që vazhdon të investojë në zhvillimin e talenteve vendor.