Tanket e para amerikane Abrams arrijnë në Ukrainë

Ukraina ka pranuar dërgesën e parë me tanket amerikane Abrams, një zhvillim i rëndësishëm që pritet të ndihmojë në forcimin e kundërofensivës së vendit ndaj trupave ruse në lindje. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, bëri një njoftim pozitiv në Telegram për këtë ngjarje, duke falënderuar aleatët për zbatimin e marrëveshjeve për këtë çështje

Ushtarët amerikanë duke u stërvitur me tanket Abrams. Mars, 2021.

Ukraina ka pranuar dërgesën e parë me tanket amerikane Abrams, që thuhet se do të forcojnë kundërofensivën e Kievit ndaj trupave ruse në lindje.

“Lajme të mira nga [ministri ukrainas i Mbrojtjes, Rustem] Umerov. Abrams kanë arritur në Ukrainë dhe janë të gatshëm të forcojnë brigadat tona. Jam mirënjohës ndaj aleatëve për zbatimin e marrëveshjeve për këtë çështje”, shkroi në Telegram presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, një javë pasi presidenti amerikan, Joe Biden, se tanket e tilla do të arrinin në Ukrainë.

Shtetet e Bashkuara në janar u pajtuan që të dërgonin tanket Abrams në Ukrainë, teksa Kievi po përgatitej për kundërofensivën kundër forcave ruse të cilat nisin pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022, shkruan REL.

Në total, Uashingtoni ka thënë se do të dërgojë në Ukrainë 31 tanke të tilla luftuese.

Më herët gjatë shtatorit, SHBA-ja tha se do t’i ofrojë Ukrainës edhe municione kundërthënëse me uranium të varfëruar, që përdoren për tanket M1 Abrams.

Ukraina ka thënë se i duhen tanket për të forcuar brigadat e saj pas nisjes së kundërofensivës në korrik.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika